A është gabimi tek fëmija apo arsimtari? Kjo është një pyetje në të cilën shumë prindër e dëshirojnë përgjigjen. Një gjë është e sigurt, mos e gjykoni as njërin dhe as tjetrin para se të siguroheni se çfarë është e vërteta.
Shumë fëmijë kur shkojnë në shkollë dinë të thonë se si arsimtari apo arsimtarja nuk i do dhe se ndaj tyre sillen ndryshe nga fëmijët e tjerë.
Para se ta fajësoni fëmijën se si kjo është për shkak se nuk dëshiron të mësojë dhe nuk i respekton autoritetet, përpiquni t’i ndërmerrni disa hapa konkretë. Është shumë vështirë ta bëni gjënë e duhur, kur fëmija kthehet në shtëpi nga shkolla dukshëm i shqetësuar.
Ju mund të bisedoni me fëmijën tuaj që t’ia dalë më lehtë, apo mund të shkoni të bisedoni me arsimtarin dhe të luftoni për fëmijën tuaj. Lënia që kjo të kalojë vetë nuk është një opsion i qëlluar.
Nëse fëmija ju thotë se mësuesja është e keqe ndaj tij, përpiquni ta kuptoni se çfarë do të thotë kjo konkretisht, inkurajojeni fëmijën t’jua tregojë detajet.
Pyesni se çfarë ka thënë/bërë saktësisht dhe si ka reaguar mësuesja. Në mendjet e fëmijëve, “e keqe” mund të jetë në qoftë se mësuesi i detyron t’i bëjnë detyrat e shtëpisë ose kur kërkojnë ndonjë sjellje të veçantë në klasë. Qëllimi i kësaj nuk është aq sa për ta kuptuar të vërtetën, por më shumë që prindërit ta kuptojnë se si i përjetojnë fëmijët e tyre gjërat.
Një tjetër mënyrë që ta kuptoni situatën reale është t’i thoni fëmijës që do t’i shkruani të gjitha që i ka thënë arsimtari, që të mund të shkoni dhe të bisedoni me të. Jepni fëmijës suaj mundësinë për ta treguar anën e vet të tregimit. Bëjani të qartë që ju së bashku me arsimtarët dhe personelin shkollor dëshironi që arsimimi t’u kalojë sa më mirë atyre.
Në këtë mënyrë, ju do t’ia bëni me dije fëmijës tuaj që interesoheni për problemet e tyre në shkollë, por edhe se nuk do të shkoni vetëm ashtu që ta zgjidhni problemin para se t’i kuptoni të gjitha detajet.
Tregojini fëmijës tuaj se do të flisni me arsimtarin për të parë se përse fëmija ndjehet keq. Nëse fëmija është më i rritur, përpiquni ta ndihmoni që ai vetë ta zgjidh problemin, propozoni që t’i afrohet arsimtarit pas orës dhe t’i thotë se si ndihet si dhe ta kërkojë një trajtim tjetër. Në shumicën e rasteve, arsimtarët as që janë të vetëdijshëm se si ndihet fëmija.
Nëse vendosni që e vetmja zgjidhje e duhur është të flisni me arsimtarin, mbani qëndrimin që ju dëshironi ta zgjidhni problemin së bashku, dhe jo ta sulmoni dikë.
Thoni arsimtarit që keni ardhur t’jua sqarojë disa gjëra, sepse ju nuk e kuptoni sa duhet problemin. Bëhuni diplomat. Tregoni të gjitha që i keni mësuar nga fëmija, pyesni nëse çdo gjë është e vërtetë, nëse fëmija ka heshtur në lidhje me diçka.
Ka prindër që mendojnë se fëmija i tyre nuk është në gjendje të bëjë absolutisht asgjë të keqe, duhet të jeni të vetëdijshëm se fëmija juaj mund të thotë diçka që nuk është krejtësisht e vërtetë, dhe mos e merrni me rezervë çdo gjë që ju thotë arsimtari.
Pa marrë parasysh se sa qasje të lehtë keni ndaj arsimtarit, ai mund të ndjehet i sulmuar, kështu që përpiquni që në fillim t’ia shpjegoni se nuk dëshironi ta gjykoni apo sulmoni atë, por ta kuptoni të vërtetën dhe ta gjeni zgjidhjen më të mirë.
Rezultati ideal është që mësimdhënësi t’ju shpjegojë se pse fëmija ndihet ashtu, që nuk e thërret atë shpesh kur e ngritë dorën për shkak se dëshiron t’ju ofrojë mundësinë të tjerëve për t’iu përgjigjur pyetjeve.
Nga ana tjetër, disa njerëz janë thjesht “të thartë” nga natyra, dhe fëmija juaj mund ta marrë këtë personalisht, sepse deri sa nuk ka shkuar në shkollë, të gjithë janë sjellë ndaj tij me kujdes dhe dashuri.
Nëse në bisedë me arsimtarin keni hasur në rezistencë, dhe në shkollë nuk ndryshon asgjë dhe fëmija ende ankohet, mos hezitoni asnjë moment të shkoni tej drejtori i shkollës.
Ka kaluar koha kur arsimtarëve nuk guxohej t’u thuhej asgjë, luftoni për fëmijën tuaj, veçanërisht nëse e vëreni që pas bisedës suaj, arsimtari shfryn frustrimin e tij mbi fëmijën dhe situata është duke u përkeqësuar.
Edhe një herë, para se të ndërmerrni çfarëdo hapi, përpiquni ta shikoni fëmijën tuaj objektivisht, sa të jetë e mundur kjo, por edhe mbani në mend se pa marrë parasysh sa fisnik është profesioni i arsimtarit/mësuesit, jo të gjithë janë të skalitur për atë punë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rënia e flokëve pas lindjes, ja si mund ta përballoni atë dhe kur duhet të shqetësoheni
Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit
Stéphanie e Monakos mbush 60 vjeç: Stili maskulin i pjesëtares më rebele të familjes mbretërore
Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush
Manikyri francez po rikthehet, por jo si dikur
Rënia e flokëve pas lindjes, ja si mund ta përballoni atë dhe kur duhet të shqetësoheni
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos