LAJMI I FUNDIT:

Kur Dua Lipa këndonte në programet e shkollës (Video)

Kur Dua Lipa këndonte në programet e shkollës (Video)

Zëri i Dua Lipas po dëgjohet në të gjithë botën, me këngët e saj “Be the One”, “New Love” e “Last Dance” hitet e saj më të mëdha.

Por, talenti i saj për muzikë është vërejtur qysh në shkollën fillore.


Në një video të publikuar në YouTube shihet Dua Lipa duke kënduar në programet shkollore.

Në dokumentarin e publikuar nga shkolla “Mileniumi i Tretë” në Prishtinë, pjesë e së cilës ishte edhe Dua Lipa, e cila në këtë program i këndon mësueses dhe këngën “No One” të Alicia Keys.

Dua Lipa e vogël duke kënduar “No One” të Alicia Keys

Posted by Koha.net on Tuesday, March 15, 2016