LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Pikat kufitare në veri po funksionojnë pa probleme

Hoxha: Pikat kufitare në veri po funksionojnë pa probleme

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, pas vizitës të zhvilluar në pikën e kalimit kufitar në Jarinje, ka thënë se tashmë pikat kufitare në veri të Republikës së Kosovës po funksionojnë pa probleme.

Hoxha tha se si rezultat i progresit të arritur në menaxhimin e këtyre pikave kufitare ka rënie të ndjeshme të kontrabandës, rritje të të hyrave doganore, si dhe fuqizim të tërësishëm të rendit e ligjit në atë pjesë të shtetit.

Në një deklaratë për RTV 21, zëvendësministri Hoxha, tha se përkundër disa specifikave të rajonit, çdo ditë e më tepër institucionet e Kosovës po i koordinojnë dhe po i harmonizojnë politikat dhe se gjërat po shkojnë drejt normalizimit të plotë.


Duke përmendur edhe Qendrën Kombëtare të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, Valdet Hoxha tha se të gjitha pikat e kalimit kufitar monitorohen 24 orë, 7 ditë në javë, përfshirë edhe të gjitha pikat e kalimit kufitar, gjithsej 6 sosh, që kufizohen me shtetin fqinj, Serbinë.

“Rritja e të hyrave nga Dogana e Kosovës është rezultat i efikasitetit dhe efektivitet të të gjitha mekanizmave në pikat e kalimit kufitar, duke përfshirë edhe pikat kufitare të veriut”, tha zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha.

Në një konferencë për media edhe ministri i Financave Avdullah Hoti, ka konfirmuar rritjen e ndjeshme të hyrave prej 27% nga Doganat, sukses të cilin, ndër të tjera, ia ka atribuuar rezultateve konkrete në normalizimin e funksionimit të pikave kufitare në veri të vendit, zvogëlimit të kontrabandës dhe fuqizimit të gjithanshëm të funksionimit të shtetit në atë pjesë të vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori