LAJMI I FUNDIT:

Nesër skadon afati për parashtrimin e paraqitjeve tatimore vjetore

Nesër skadon afati për parashtrimin e paraqitjeve tatimore vjetore

Nesër skadon afati për dorëzimin e paraqitjeve tatimore vjetore për të ardhurat e realizuara shtesë gjatë vitit 2015. Këtë vit në Drejtorinë për të Ardhura Publike presin që të dorëzohen 400.000 paraqitje.

Paraqitjet tatimore vjetore (PTV) detyrimisht parashtrohen për të ardhura të realizuara, përveç rrogës ose pensionit ose të adhurat nga veprimtaria bujqësore/veprimtari e pavarur, të ardhura nga qiratë nga dhënia e pronës – me qira ose nënqira, të drejta autoriale, pronësi industriale, dividendë e paguar, përfitim kapital nga shitja e pjesëmarrjes në kapital dhe pronë e patundshme, fitim nga lojërat shpërblyese në vlerë më të madhe se 5.000 denarë, të ardhura të realizuara nga lojërat e fatit përmes interenet faqeve të huaja të specializuara.

Paraqitje tatimore vjetore duhet të parashtrohet edhe për të ardhura personale nga vendet e huaja, angazhimi i punës në ambasadë, mision në organizatë ndërkombëtare…, të ardhura të realizuara përmes internetit si e­tregti, shërbime të kryera përmes faqeve të specializuara për shembull www.freelancer.com, www.upwork.com, vendosje të reklamave në internet faqet personale, parashikime të tipeve për ndeshjet sportive dhe të ardhura të tjera shtesë, jashtë pagës ose pensionit të rregullt.


Qytetarët, të cilët gjatë vitit të kaluar kanë realizuar të ardhura në bazë të kompensimit nga marrëveshjet për vepër, marrëveshje autoriale dhe marrëveshje të tjera, për të cilat ka ekzistuar detyrim për pagesë konribute speciale për të ashtuquajturit “honorarë” konform dispozitave të Ligjit për kontribute nga sgurimi i domosdoshëm social në zbatim nga 1 janari i vitit 2015 deri më 31 korrik të vitit 2015, nevojitet që të shprehen në mënyrë përkatëse edhe në paraqitjen tatimore vjetore, varësisht nga lloji i pagesës.

Paraqitja tatimore vjetore është falas dhe mund të ndërmerret nga ueb faqja e DAP-­it, ndërsa mundet të dorëzohet drejtërdrejtë në DAP përmes postës ose në mënyrë elektronike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori