LAJMI I FUNDIT:

Katica Janeva nesër do të jep llogari për punën e PSP-së (Video)

Katica Janeva nesër do të jep llogari për punën e PSP-së (Video)

Prokurori speciale duhet të ketë, por ky është organ politik i formuar nga bashkësia ndërkombëtare për ta rrëzuar pushtetin aktual, thotë ish-ambasadori Risto Nikovski, duke e analizuar punën gjashtëmujore të prokurorisë.

“Të njëjtën ditë kur u formua ajo dhe kur dhanë betim solemn, duhej që materialet e përgjuara t’i merrnin me forcë. Kur u bë dorëzimi i tyre, është dashur të kërkohen dy deklarata të certifikuara në noter nga dorëzuesi Zoran Zaev. Deklarata e parë, se i jep të gjitha materialet që i ka, dhe e dyta, se këto materiale, nuk i janë dhënë askujt për përdorim të mëtutjeshëm”, tha Nikovski, njofton Tv21.

Koordinatori i komitetit për mbrojtje dhe drejtësi Vane Cvetanov, konsideron se Prokuroria speciale është institucion i vetëm në vend që punon sipas ligjit, dhe jo me direktiva partiake.


“U krijua një situatë ku partia qeverisëse u gjend në rrezik të drejtpërdrejtë për ndjekje penale, sepse Prokuroria speciale gjeti indikacione serioze që flasin për mashtrime zgjedhore dhe marrje të pushtetit nëpërmjet falsifikimeve zgjedhore. Partia në pushtet u gjend nën trysni se mund të rrëzohet si kullë prej letre”, theksoi Cvetanov.

Ish ministri i drejtësisë Mersim Pollozhani pajtohet me Nikovskin se Prokuroria speciale duhet të ekzistojë, por nuk pajtohet me qëndrimin se e njëjta është formuar nga bashkësia ndërkombëtare.

“Prokuroria Speciale ndodhet në fillim të punës së saj. Ende është duke punuar në grumbullimin e provave. Mendoj se do të ketë sukses në këtë punë sepse ka mbështetje nga publiku i gjerë, pavarësisht qëndrimeve të tyre politike”, tha Mersim Pollozhani.

Për gjashtë muaj, Prokuroria speciale ndërmori procedurë para-hetimore për parregullsi zgjedhore. Rastin e quajti “Titanik”. 15 marsi është afati i fundit kur Prokurorja speciale publike duhet të dorëzojë raport 6 mujor për punën e saj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori