LAJMI I FUNDIT:

Serbia sërish provokon: Nikoliqi e krahason ISIS-in me Kosovën

Serbia sërish provokon: Nikoliqi e krahason ISIS-in me Kosovën

Krahasimi i Kosovës me Shtetin Islamik (ISIS), ka filluar nga ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, gjatë tentimit të Kosovës për anëtarësim në UNESCO. Ky krahasim është bërë edhe nga presidenti serb, Tomislav Nikoliq.

Nikoliq në një intervistë për RT ka ngrehur paralele mes njohjes së Pavarësisë së Kosovës dhe përpjekjes së Shtetit Islamik të krijojnë shtet legjitim, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë më tej se intervenimi i Rusisë në Siri kundër Shtetit Islamik, ndalon formimin e një shteti në mënyrën që e ka ndjekur më herët Kosova.


“Intervenimi i Rusisë në Siri kundër Shtetit Islamik (ISIS) e ndalon drejtpërdrejt formimin e një shteti në mënyrën që është përdorur më herët në Kosovë, dhe faleminderit zotit ne kemi miqtë dhe mbrojtësit tanë në Këshillin e Sigurimit në OKB, veçanërisht Rusinë, që nuk do të lejojnë që ajo të formalizohet në OKB”, ka thënë Nikoliq.

Presidenti serb ka thënë se serbët nuk dëshirojnë të jenë pjesë e NATO-s dhe se në BE do të anëtarësohen atëherë nëse “dikush do të na detyrojë të njohim Pavarësinë e Kosovës dhe të heqim dorë nga bashkëpunimi me Rusinë”. Kjo sipas tij më mirë mos të ndodhë dhe mos të hyjnë fare në BE.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori