LAJMI I FUNDIT:

Këngëtarja Gugu: Xhesikës i mora të dashurin, i thashë ta bënim treshe, por refuzoi

Këngëtarja Gugu: Xhesikës i mora të dashurin, i thashë ta bënim treshe, por refuzoi

Këngëtarja Merita Haxhia, e njohur me emrin Gugu, nuk e fsheh se i pëlqejnë femrat, pavarësisht se tashmë është e lidhur me ish-të dashurin e Xhesika Ndojit, Lavdërim Beadini.

E ftuar në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës, Gugu thotë se ka qenë pikërisht historia e të dashurit, ajo që ka ndezur “armiqësinë” me Xhesikën, edhe pse secila bën sikur nuk e njeh tjetrën. Gugu rrëfen se Lavdërimin nuk e ka thjesht të dashur, por tashmë ka edhe hyrje e dalje familjare. Këngëtarja nuk e fsheh biseksualitetin, duke thënë se ka patur disa të dashura femra.

Madje sipas saj, e dashura e saj e fundit nuk jeton më dhe këtë fakt e ka vuajtur gjatë. Përsa i përket preferencave të saj afeksionale, Gugu tha se pëlqen shumë Nora Istrefin. Përsa i përket meshkujve politikanë, këngëtarja 24 vjeçare tha se do pëlqente Edi Ramën, por nëse ai do ishte i djathtë. Por Gugu ka shkuar edhe më tej në intervistën e saj në Oktapod, duke thënë se i ka propozuar të dashurit edhe marrëdhënie “treshe”, pra bashkë me një vajzë tjetër. Por sipas saj, i dashuri nuk ka pranuar.

Lidhur me një tjetër “skandal” për të cilin ajo është përfolur, për djegien e makinës së një të dashuri të saj ministër, Gugu përgënjeshtroi gjithcka. Këngëtarja rrëfeu se ajo është pyetur në një emision, se cila do ishte cmenduri që do bënte, e ajo është përgjigjur se do të donte të digjte makinën e një deputeti. Pra sipas saj, nuk ka asnjë histori me ndonjë ministër, e as histori me makinë të djegur.


Në trend Magazina

Më shumë
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Magazina
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Magazina
Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Magazina
Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Magazina
Harxhoi mbi 900 mijë euro në mbi 20 operacione plastike, modelja braziliane ndalohet në kufi pasi dogana nuk e njohu në pasaportën e saj

Harxhoi mbi 900 mijë euro në mbi 20 operacione plastike, modelja braziliane ndalohet në kufi pasi dogana nuk e njohu në pasaportën e saj

Magazina
Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Magazina
Kalo në kategori