LAJMI I FUNDIT:

Plaka e varfër shqiptare, gënjen inspektoret për emrin

Plaka e varfër shqiptare, gënjen inspektoret për emrin

Gjobën e kujt ka paguar dje kreu i bashkisë së Tiranës, pas publikimit të fotos së një shitëseje ambulante, që bëri xhiron në gjithë rrjetet sociale???

Nga fotoja duket se gjoba që Veliaj ka paguar është e një qytetareje tjetër. Ajo quhet Xhevrije Mici e jo nënë Zyle Lami.

“Me nënë Zylen në treg”, shkruan Veliaj në Facebook.


Por, burime pranë bashkisë së Tiranës, sqaruan se “nënë Zyla u kishte dhënë policëve bashkiakë një emër të rremë duke u justifikuar se nuk kishte dokument identifikimi me vete. Emri i vërtetë i saj është Zyle Lami”.

Me nënë Zylen në …treg!Një qytet i mirë ka vend për të gjithë, edhe për ambulantet edhe për banorët! Të parët me…

Posted by Erion Veliaj on Saturday, March 12, 2016