LAJMI I FUNDIT:

Debat: Kush dhe pse e pengon drejtësinë? (Video)

Debat: Kush dhe pse e pengon drejtësinë? (Video)

Ish kryetari i Gjykatës së Apelit në Shkup, Jordan Mitrinovski tha në emsioinin CliCk Plus se në një takim në vitin 2009 në kabinetin e tij në Qeveri, kryeministri i atëhershëm, Nikolla Gruevski, kërkoi nga ai të japë dorëheqje nga funksioni. Pasi që u shkarkua nga funksioni në vitin 2011, kjo ishte hera e parë që gjyqtari Mitrinovski hapur foli për takimin me Gruevskin.

“Nuk kam çfarë të fshehë. Ai më tha të japë dorëheqje. Unë mendova se disi do të mbizotërojë arsyeja dhe do të lejohet funksionimi i shtetit ligjor, ose së paku t’i përngjajë shteteve ligjore. Edhe për mua ishte e pakëndshme që ai më ftoi”, u shpreh Jordan Mitrinovski, Gjyqtari në pension.

Vojisllav Stojanovski, anëtar i Komisionit për Amnisti tha se vendimi i Gjykatës për faljen e personave që kanë kryer krime në lidhje me zgjedhjet është vendimi më i shpejtë që Gjykata Kushtetuese e ka marrë ndonjëherë gjatë historisë së saj, njofton tv21.


“Definitivisht, me siguri 100 përqind. Janë bërë disa precedentë, vendime të këtilla të shpejta, deri tani nuk kemi parë nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Kemi nisma për të cilat janë sjellë vendime për katër muaj, por në ato raste bëhej fjalë për ngritjen e nismave pas miratimit të një ligji”, tha Stojanovski.

Avokati i Lube Boshkovskit deklaroi se nuk ka pasur prova të mjaftueshme për arrestimin e Lube Boshkovskit . Ai tha se pret që një ditë të dalë e vërteta në shesh.

“Kemi ekspertizë nga MPB-ja, nuk e di nëse keni harruar, por megjithatë është hyrja e lëndës ku thuhet se, në 100 mijë eurot e gjetura, janë gjetur vetëm shenjat gishtërinjve të femrave. Do të thotë, asnjëherë një burrë nuk i ka prekur ato para, kurse ne e dimë që Boshkovski është mashkull”, u shpreh Konstantin Kratovaliev, Avokat i Lube Boshkovskit.

Vane Cvetanaov nga Komisioni për Mbrojtje dhe Drejtësi thotë se Prokurori Publik, Marko Zvërlevski mundet të akuzohet në ndonjërën prej aktakuzave të ardhshme të PSP-së, sepse në audio materialet që i posedon kjo e fundit dëgjohet zëri i tij.

“Me këtë vërtetohet se Marko Zvërlevski ka kryer veprën penale “fshehje e krimit”. Ai është autor i veprës penale dhe është në grupin e të akuzuarve. Kjo është një nga shumë dëshmitë që tregojnë se Zvërlevski dhe Ilievski janë të prekur direkt sepse kanë kryer vepra penale, “fshehje” dhe bashkëpunim dhe rrezikohen të zbulohen nga Prokuroria Speciale”, shtoi Cvetanov.

Pjesëmarrësit në debatin e mbrëmshëm folën edhe për mundësinë e hapjes së repartit në Gjykatën Penale ku do të procedoheshin lëndët e PSP-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori