Paraqitja dhe përdorimi i simboleve raciste nga ana e kryetarit të kongresit botërorë maqedonas, Todor Petrov, është vepër e rëndë penale, thonë ekspertët e drejtësisë të cilët vlerësojnë se prokuroria në këtë rast duhet me automatizëm të nisë procedurë hetimore ndaj autorit të kësaj vepre. Naser Ziberi dhe Osman Kadriu, thonë se simbolet e paraqitura në megafonin e Petrovit gjatë protestës para MPB-së, nxisin urrejtje etnike, racose dhe fetare që dënohen me Kushtetutë, njofton tv Shenja.
“Në bazë të kodit penal të RM janë të dënueshme veprimet të cilat nxisin urrejtje mbi baza etnike, racore, fetare dhe çfarëdolloj tjetër. Kuptohet që edhe përdorimi eventual i simboleve që në njëfarë mënyre reflektojnë frymë të këtillë janë veprime të dënueshme të cilat organet kompetente, në këtë rast prokuroria duhet në mënyrë zyrtare ti ndjek rastet e këtilla”, ka deklaruar eksperi juridik Naser Ziberi.
“Përdorimi i atyre simboleve në atë mënyrë, në ato protesta dhe në ato vende publike, natyrisht që ka një prapavijë me përgjegjësi ligjore, që si vepër ka të bëjë me nxitjen e asaj që auhet mosdurimit nacional, urrejtjen nacionale që jo vetëm tek ne por edhe në shumë vende demokratike, në Kushtetutë përmenden si vepra të rënda penale”, ka deklaruar eksperti juridik Osman Kadriu.
Një ditë më parë edhe ndërmjetësi belg në bisedime Piter Vanhoutte është shprehur i tmerruar nga simboli nazist në megafonin e Kreut të kongresit maqedonas, Todor Petrovit. Në megafonin e tij qëndronte simboli nazist “ss 14/88”. Njerëzit të cilët haptazi tregojnë simbole naziste nuk meritojnë përkrahjen e asnjë partie, qoftë ajo konservative, liberale apo demokratike. Për shkak qëndrimeve të VMRO-DPMNE-së dhe vizitës së kryetarit të kësaj partie që ja bëri Todor Petrovit në spital, krijohet një lidhje problematike mes partisë dhe ideologjisë naziste, e cila tejkalon vijën e kuqe, ka shkruar Vanhoutte. Ndryshe, numri 14 simbolizon 14 fjalët “Ne duhet të sigurojmë mbijetesën e njerëzve tanë dhe të ardhmen e fëmijëve të bardhë”. Për këtë shkak germa “X” në fjalorin latin është e teta me radhë, neo-nazistët e shfrytëzojnë si përshëndetja “Hajt Hitler”. /Telegrafi/
Gjithashtu: Petrov provokon shqiptarët me shenja naciste në megafonin e tij (Foto/Video)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/britaniku-380x233.jpg)
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë
![Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/06/xhamia-380x233.jpg)
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
![Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/rrefimi-i-reporterit-380x233.jpg)
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni
![Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448278605_996948441794047_4076569151971917144_n-380x233.jpg)
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/dhermi-380x233.jpg)
"Trupin e recepsionistit do ta digjnim në furrë", dëshmi tronditëse për vrasjen në Dhërmi
![Osmani takon zv/presidenten amerikane Harris: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur amerikane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/osmani-harris-380x233.jpg)
Osmani takon zv/presidenten amerikane Harris: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur amerikane
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/itali-380x233.jpg)
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
![Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/shqipnia-380x233.jpg)
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
![Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_30-7-380x233.png)
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
![Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Sylvinho-380x233.jpg)
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
![Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/06/xhamia-380x233.jpg)
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
![Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-15-231254-380x233.png)
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes