“Rama dhe Fevziu bënë një lloj teatri bashkë, se askush nuk pyet kush ia ka dhënë Fevziut ato 3,4 apo 5 lejet e ndërtimit për pallate, të cilat dihet që ia ka dhënë Rama e jo Berisha”, është shprehur analisti Fatos Lubonja, në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës në Vizion Plus.
Sipas tij, media bën pjesë lidhëse në “ngrehinën” shoqërore që kanë ngritur qëllimisht, e nuk është “ndërtesë” më vete që do t’i kundërvihej politikës.
Lubonja përdori tone të ashpra për kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar të dhunshme qeverisjen e tij.
Sipas tij, Rama po ushtron dhunë fizike, psikologjike dhe vizuale, me shtimin kudo të prezencës së policisë.
“Dhuna tregon pafuqi qeverisjeje. Por, dhuna të ikën nga duart dhe krijon pasoja”, shton ai.
Lubonja theksoi se Rama nuk duhet të kërkojë vetëm varrin e shoqërisë civile, por edhe vrasësin dhe varrmihësin e tij.
“Politika sot po shet dhe ble me ekonominë informale dhe kriminale, çka bën që në Kuvend të mos ketë vetëm 19 kriminelë siç thotë opozita, por edhe shumë të tjerë që kanë pushtet ekonomik”, thekson analisti.
Lubonja nuk sheh shumë rrugë zgjidhjeje për Shqipërinë, duke mos e përjashtuar që “tuneli të bjerë mbi kokën e shqiptarëve” edhe njëherë akoma.
Sipas tij, shoqëria civile duhet të rezistojë, sepse nuk ka shpresë tjetër. Ai e quan “Idiot” projektin për Bulevardin, duke theksuar se Tirana duhet të ndalojë çimentizimin, pasi projektet duhet të bëhen ku ndodhet komuniteti dhe jo duke goditur komunitetin.
Lidhur me mundësinë e “përfitimit” politik të Lulëzim Bashës, Lubonja se fillimisht Basha duhet të vrasë “berishizmin”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje