Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po sheh sinjale për fuqizimin e eksportit “Made in Kosova” dhe rritje të përkrahjes së fermerëve dhe agrobiznesit.
Sipas tij, të dhënat zyrtare tregojnë se eksporti i prodhimeve bujqësore është rritur në vitin 2015 rreth 6%, ose në total ka arritur në 41.6 milionë euro. “Edhe statistikat e muajve të parë të këtij viti, ka thënë ai, tregojnë për një ekspansion të eksportit të prodhimeve vendore, respektivisht atyre bujqësore dhe agropërpunuese”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
“Më gëzon fakti se krahas fuqizimit të eksportit, është rritur dukshëm edhe konsumi vendor i prodhimeve bujqësore. Këto të dhëna janë fakte fundamentale se politikat tona ekonomike, sidomos ato fiskale dhe të agrobiznesit po japin rezultate të matshme. Vitin e kaluar ne i përkrahëm fermerët dhe agrobizneset me 43 milionë euro, ndërsa sivjet kjo shumë do të jetë më e madhe”, ka thënë ai.
Mustafa gjithashtu ka thënë se Ministria e Bujqësisë parasheh që vitin e kaluar të janë krijuar mbi 2000 vende të reja pune në këtë sektor, ndërsa sivjet numri i vendeve të punës të krijuara do të rritet edhe më shumë.
“Nëse ia shtojmë kësaj edhe përfitimet që kanë pasur ekonomitë familjare nga kultivimi dhe shitja e prodhimeve të tyre, atëherë rezulton se numri i vendeve të punës që janë krijuar dhe që do të krijohen, është dukshëm më i madh. Duke u bazuar në këto të arritura, Qeveria do të vazhdojë ta mbajë lart në agjendën e saj bujqësinë dhe agropërpunimin, si sektorë me perspektivë për fuqizimin e prodhimit vendor dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, ka thënë Mustafa.
Muajin e ardhshëm do të hyjë në fuqi edhe Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA), e cila, sipas Mustafës, hapë mundësi të mëdha për prodhuesit kosovarë.
“Prodhimet ‘Made in Kosova’ do të depërtojnë pa asnjë kufizim në një treg mbi 508 milionë konsumatorë të Bashkimit Evropian dhe do të krijohen mundësi të mëdha partneriteti dhe inkurajim të investimeve. Do të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet shtetëror dhe institucional për të qenë në shërbim të prodhuesve kosovarë, për të rritur prodhimtarinë e tyre, si në tregun e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm. Bujqit dhe agropërpunuesit, me përkushtimin e tyre, kanë rritur konsumin e brendshëm dhe eksportin, duke dëshmuar se nga toka e Kosovës burojnë prodhime cilësore dhe konkurrente për tregje ndërkombëtare”, ka thënë Mustafa.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”
Krijuar nga e ardhmja - GO+ sjell produktin e parë të realizuar nga AI!
Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është i rëndësishëm?
Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin