LAJMI I FUNDIT:

Në Medvec të Prizren, zagari kafshon pulën e fqinjët për pak sa nuk vriten me njëri-tjetrin!

Në Medvec të Prizren, zagari kafshon pulën e fqinjët për pak sa nuk vriten me njëri-tjetrin!
Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 14:00, në Medvec të Prizrenit ka plasur sherri në mes të dy fqinjëve me mbiemër Kastrati, që për pasojë ka rezultuar me sulm fizik dhe kanosje me armë.

Deri te konflikti ka ardhur pasi zagari i njërit prej tyre e kafshon pulën e fqinjit. Ata janë rrahur më pas, derisa i sulmuari më pas hyn brenda shtëpisë dhe e kanos me pushkë të gjuetisë sulmuesin.


“Sipas hetuesve të cilët kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes, thuhet se njëri nga të dyshuarit ka shkuar tek shtëpia e fqinjit për të shprehur kundërshtimin e tij për shkak se zagari i fqinjit ia ka kafshuar pulën dhe në shenjë zemërimi e sulmon fizikisht fqinjin, me ç’ rast i shkakton lëndim të lehtë trupor, gjë që vërtetohet me raport mjekësor nga emergjenca. Ndërkaq, fqinji i sulmuar, hynë në shtëpi dhe e merr pushkën e gjahut dhe e kanos sulmuesin”, thuhet në njoftim.

Policia e Prizrenit i ka arrestuar të dy të dyshuarit dhe e ka sekuestruar pushkën e gjahut.

“Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit gjer në një urdhër tjetër”, thuhet në fund.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër

Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër

Lajme
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Publikohet dosja britanike e Berishës 'non-grata': Përmenden grupe të krimit të organizuar

Publikohet dosja britanike e Berishës 'non-grata': Përmenden grupe të krimit të organizuar

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kalo në kategori