LAJMI I FUNDIT:

Kur sipas Mustafës, do të ngrihen aktakuzat e para nga Gjykata Speciale? (Video)

Kur sipas Mustafës, do të ngrihen aktakuzat e para nga Gjykata Speciale? (Video)

Kryeministri Isa Mustafa, në Emisionin “Komiteti” ka folur edhe rreth funksionalizimit të Gjykatës Speciale.

Ai ka folur edhe për atë se kur mund të ngritët aktakuzat e para dhe kur mund të kryhen arrestimet e para.


“Ne i kemi kryer punët tona”, thotë ai. “Sipas bisedave që kam pasë, pritet që para vjeshte të ndodhë diçka”

Kryeministri ka folur edhe rreth akuzave të fundit të akademikut Rexhep Qosja, për të cilin thotë: “Nuk e di ku është arsyeja e tij të bie në nivelin e tillë”!

Mustafa ka komentuar edhe rreth përfoljeve për prishjen e koalicionit PDK-LDK pas zgjedhjes së Hashim Thaçit për president, por ai këtë gjë e mohoi.

“Askujt nuk i përgjigjen zgjedhjet, madje as VV-së, AAK-së e Nismës”, thotë ai.

Kryeministri i Kosovës thotë se me PDK-në në të ardhmen prapë do të jenë parti rivale, por se tani ka përgjegjësi të përbashkët me PDK-në.