LAJMI I FUNDIT:

Pritjes po i vjen fundi: Sensacioni automobilistik, nesër në Prishtinë (Foto/Video)

Pritjes po i vjen fundi: Sensacioni automobilistik, nesër në Prishtinë (Foto/Video)

Renault Megane i ri – për të cilin kemi raportuar disa herë – më në fund do të lëviz nëpër Kosovë.

Kjo veturë e prezantuar disa muaj më parë për tregun global, ka zgjuar interesim të madh edhe në Kosove – si kudo në Evropë.


Nesër, e shtunë (12 Mars) do të zbulojmë modelin e ri të #MEGANE.Ju ftojmë nga ora 14:00 të na vizitoni në Albi Mall,…

Posted by Renault dhe Dacia – Auto Mita sh.p.k on Friday, March 11, 2016

Vetura e shumëpritur karakterizohet nga teknologjia unike, si: monitori komandues 8.7”, ulëset me masazh, dritat LED, kthimi me katër rrotat – 4Control, vetëparkimi, ndezja pa çelës e shumë cilësi tjera.

Përveç dizajnit të veçantë dhe komforit të pakrahasueshëm, kjo veturë është notuar me pesë yje në siguri nga Euro NCAP. Sipas standardeve më të fundit, kjo është vetura më e sigurt në këtë kategori.

Importuesi dhe distributori ekskluziv për Kosovë, Auto Mita, informon se kjo veturë do të ketë çmim tejet atraktiv prej – vetëm 15,500 euro. Atë madje mund ta merrni me kredi me vetëm 10 me qind avans dhe 199 euro në muaj – me interes preferencial vjetor prej 5.2 për qind.

Gjithashtu, si vazhdimësi e kualitetit, Renault do të ofrojë këtë veturë me deri pesë vite garancion.

Vetura do të ketë motor me benzinë dhe me naftë – nga 90 deri ne 205 kuajfuqi, te cilat karakterizohen me harxhime minimale, me rekord prej vetëm 3.2 litra në 100 kilometra.

Ftoheni që për së afërmi ta shihni këtë veturë, që për herë të parë do të shpaloset nesër, më 12 mars 2016 – në Qendrën Tregtare “Albi Mall”, në ora 14:00, apo gjatë tërë ditës në sallonin e Auto Mita-s. /Telegrafi/

megan1

megan2

megan3