LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup promovohet një libër për Nënë Terezën

Në Shkup promovohet një libër për Nënë Terezën

Ambasada e Malit të Zi, në bashkëpunim me OJQ-në ”Ljubav” dhe shtëpinë muze të Nënë Terezës, ka promovuar librin kushtuar fitueses së çmimit Nobel për paqe, Nënës Terezë, e lindur në Shkup, e njohur si shenjtorja e Kalkutës, me autore Vesna Martinoviq, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Libri me titull ”Askush nuk më pyeti për emër”, u promovua nga gazetarja Jasmina Mironski, autore e një libre dhe monografie për Nënë Terezën, e cila theksoi se libri me një titull të pazakontë, flet për këtë grua, në një mënyrë të shkëlqyer, përmes elementeve beletristike – realiste dhe komplikimeve specifike të mendimeve personale të autores dhe fakteve.


Martinoviq vjen nga Podgorica dhe me një qasje të pazakontë sentimentale flet për Nënë Terezën, për të cilën është folur dhe shkruar shumë në shekullin e kaluar, duke e konsideruar si më energjiken, më e përkushtuar dhe më humanja e humanëve./Telegrafi/