LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për prostitucion për shtatë persona

Aktakuzë për prostitucion për shtatë persona

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër peronave me inicialet S.K, B.M, H.L, G.M, A.R, K.K, të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës, si dhe kundër shtetases së Republikës së Serbisë me inicialet M.K, pasi dyshohet se kanë hapur, mbikëqyrur dhe menaxhuar një lokal dhe kanë zhvilluar veprimtari kriminale të prostitucionit.

“Në aktakuzë thuhet së të pandehurit S.K., B.M dhe M.K, kanë kryer veprën penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 2, lidhur me veprat penale: trafikimi me njerëz nga neni 171 paragrafi 3 dhe 2, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe mundësimi ose detyrimi në prostitucion nga neni 241 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Të pandehurit H.L, G.M dhe A.R, kanë kryer veprën penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 1, lidhur me veprat penale: trafikimi me njerëz nga neni 171 paragrafi 3 dhe 2, lidhur me paragrafi 1 të KPRK-së dhe mundësimi ose detyrimi në prostitucion nga neni 241 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, siç njofton Prokuroria Speciale, i pandehuri K.K, si person zyrtar duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër duke shkelur ligjin me dashje lidhur me detyrat dhe punësimin e zyrtarit.


“Me këto veprime i pandehuri K.K., ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1, lidhur me nënparagrafin 2.1. të KPRK-së”, thuhet në fund të njoftimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori