LAJMI I FUNDIT:

Izairi: Rezultatet e analizave të ndotjes së ajrit publikohen në prill

Izairi: Rezultatet e analizave të ndotjes së ajrit publikohen në prill

Tv Alsat-M njofton se rezultatet se kush janë ndotësit më të mëdhenj të Shkupit dhe Tetovës do të dihet në prill, kur do të mbërrijnë këto rezultatet nga Austria dhe Finlanda. Cilësia e ajrit do të analizohet edhe në Kërçovë dhe Kavadar, por në laboratori vendore. Ministri i mjedisit jetësorë Nurhan Izairi porositi të parët e komunave t’i kushtojnë vëmendje më të madhe cilësisë së ajrit, por megjithatë pranon se vendi nuk ndan para të mjaftueshme për ajër më të pastër për qytetarët, transmeton Telegrafi Maqedoni

Gazifikimi i Maqedonisë mund të kontribuojë për ajër më të pastër, por megjithatë, kjo nuk do të ketë ndikim të madh në një situatë të këtillë, kur sipas një pjese të ambientalistëve në vend, gjithnjë e më shumë po shkatërrohet gjelbërimi dhe gjithnjë e më shumë objekte ndërtohen pikërisht në pjesët më të ndotura të vendit.

Por, Izairi konsideron se edhe qytetarët kur i votojnë partitë politike në zgjedhje, së pari duhet të shohin nëse ofrojnë projekte për ajër më cilësor dhe t’i votojnë vetëm nëse ajo që është shkruar në programet është adekuate me atë që nevojitet për një mjedis më të pastër jetësorë e më pas të kërkojnë llogaridhënie për premtimet e dhëna. Qytetarët dhe OJQ-të gjatë viteve të kaluara vazhdimisht, edhe përmes protestave edhe përmes debateve, u bëjnë thirrje organeve kompetente duke kërkuar që të ndahen më shumë mjete për ajër më cilësorë, por edhe të ndërmerren masa që do ta zvogëlojnë ndotjen në tërë shtetin./Telegrafi