Një dezertor i ushtrisë së Shtetit Islamik, ka arritur të shkëputet nga grupi terrorist duke siguruar dosjen e plotë të 22 mijë luftëtarëve ISIS-it.
Këto dosje, mësohet se janë përpiluar nga Administrata e Përgjithshme e Kufirit të Shtetit Islamik.
Nga verifikimi i 1700 dokumenteve në 22 mijë dosje në total të luftëtarëve të ISIS-it rezultojnë edhe 25 shtetas shqiptarë dhe 23 të tjerë nga Kosova.
“ABC News” ka arritur të sigurojë një kopje të dosjes së plotë të një luftëtari nga Kosova, i cili është bërë pjesë e shtetit islamik më 29 korrik të 2013.
Në këtë formular që shihni, i përbëre nga 23 pyetje, është shkruar në gjuhën arabe dhe nga përkthimi, rezulton se aty jepen të dhënat personale të çdo pjesëtari të ISIS-it.
Por për shkak të sensitivitetit të informacionit, disa elemente janë fshehur për të mbrojtur privatësinë e familjes së xhihadistit, përcjellin mediat shqiptare.
Për ketë arsye, emri, datëlindja dhe numri i telefonit janë fshehur.
Bëhet fjalë për luftëtarin me nofkën “Abu Suleyman”, i biri i Faridas, i cili është regjistruar si Shqiptar por që jetonte në Kosove.
Abu Suleyman ka qenë i martuar, ka pasur një fëmijë dhe ka punuar si bojaxhi në Kosovë.
Nga formulari mësohet që Abu Suleyman ka mbaruar shkollën e mesme dhe ka vetëm njohuri elementare të fesë islame. Po ashtu xhihadisti shqiptar ka tipin e gjakut “O” pozitiv dhe nuk ka udhëtuar asnjëherë jashtë Kosovës.
Në pyetjen nëse Abu Suleyman preferon të jetë një luftëtar, kamikaz, punëtor apo studiues i Kuranit, ai ka zgjedhur të jetë luftëtar.
Formulari përfundon me adresën e banimit që është qyteti sirian Tal Rifat dhe që është regjistruar në korrik të 2013.
Sipas këtij dokumenti, të vënë në dispozicion nga dezertori i ISIS-it, tregon se çdo shtetas që i bashkohet shtetit islamik duhet të plotësoje këtë formular duke ju përgjigjur 23 pyetjeve.
Nga verifikimi i tyre rezulton se Shtetit Islamik, i janë bashkuar 22 mijë luftëtare që vijnë nga 51 kombësi të ndryshme, mes tyre edhe shqiptarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje