Vendimi i Qeverisë që Kosovës i marrë me 24 mars të vitit të kaluar i cili lejon importim të veturave më të vjetra se 13 vjet, ka bërë që numri i këtyre veturave të shënojë rritje. Vetëm gjate vitit 2015 në territorin e Kosovës kanë hyrë rreth 17 mijë e 988 vetura të përdorura. Vlera e tyre është afro 50 milionë euro.
Ndërkohë, bazuar në të dhënat e doganës importimi i veturave të reja është dukshëm më i ulët se sa i atyre të vjetra. Që nga janari i vitit 2015 e deri në dhjetor, në Kosovë kanë hyrë vetëm 1 mijë e 261 vetura të reja. Ato arrijnë vlerën 5 milionë e 303 mijë e 693 euro.
Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë janë mbi 300 mijë vetura të regjistruara. Në këtë shifër sipas MPB-së përfshihen regjistrimet e reja, regjistrimet e përkohshme, vendimet, ri-regjistrimet dhe legalizimet, raporton Gazeta Fjala.
Ndërsa, sipas MPB-së vetëm në vitin e kaluar janë regjistruar 7 mijë 680 vetura, këtu përfshihen regjistrimet e reja, regjistrimet e përkohshme, vazhdimet, ri -regjistrimet dhe legalizimet.
Kosovarët siç duket janë të pasionuar pas veturave që importohen nga Gjermania. Madje gjatë pazarit për to kosovarët përdorin shprehjen “Këtë veturë e ka vozitur vetëm një plakë”.
Tipi i cili dominon është ai dizel. Gjithsejtë 12 mijë e 855 vetura të përdorura të këtij tipi kanë hyrë nga Gjermania në Kosovë gjatë vitit 2015. Vlera totale e tyre arrin mbi 31 milionë euro.
Vendi i dyte nga i cili importohen vetura për në Kosovë është Franca me rreth 1 mijë e 228 vetura. E vendet për të cilat kosovarët nuk kanë interesim për t’i përdorur veturat e tyre, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës po del të jenë, Autria, Meksiko, Belgjika, shkruan Gazeta Fjala.
Në bazë të të dhënave të Doganës vërehet ulje e sasisë së importit të veturave të tipit benzin. Nga kjo për vitin 2015 në Kosovë kanë hyrë rreth 2 mijë e 474 vetura me këtë lloj. Shteti nga i cili kosovarët marrin më shumë vetura edhe në këtë rast është Gjermania me rreth 1 mijë e 582 vetura të tipit benzin.
Në anën tjetër, edhe mesatarja e veturave që janë në shitje në tregun e Kosovës është mjaft e vjetër. Sipas të dhënave që ofron gjirafa.com, në tregun e Kosovës janë në shitje mbi 37,000 vetura.
Sa i përket kilometrave të kaluara, del se mesatarja e kilometrave të kaluara të veturave në shitje në Kosovë është 126,669 – 162,481 kilometra. Kjo tregon se veturat që janë në shitje në tregun e Kosovës janë kryesisht të vjetra dhe mjaft të konsumuara.
Kur i shtohet kësaj fakti se mesatarja e vjetërsisë së veturave të regjistruara edhe ashtu është mjaft e lartë (18.1 vjet), del se përveç pasojave në ambient dhe në trafikun rrugor, Kosova mund të përballet edhe me një sasi të madhe të skrapit në vitet në vazhdim
Rritet numri i targave me RKS
Në mars të 2015-tës Qeveria e Kosovës hoqi në tërësi kufizimet rreth vjetërsisë së veturave të importuara që mund të regjistrohen në Kosovë. Me anë të këtij vendimi, Qeveria jo vetëm që largoi kufizimin për importin e veturave të vjetra, por ndryshoi edhe normat e tatimit të akcizës për veturat e përdoruara, e të cilat variojnë në bazë të viteve të amortizimit të veturave dhe fuqisë motorike.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në vitin 2015 në Kosovë të regjistruara gjithsejtë 300 , 500, 1 vetura me targa RKS, shkruan Gazeta Fjala. Në këtë shifër sipas MPB-së përfshihen regjistrimet e reja, regjistrimet e përkohshme, vendimet, ri-regjistrimet dhe legalizimet.
Ndërsa për vitin 2015 sipas MBB-së janë regjistruar 7 mijë 680 vetura, këtu përfshihen regjistrimet e reja, regjistrimet e përkohshme, vazhdimet, ri -regjistrimet dhe legalizimet.
Nga viti 1999 deri në vitin 2004 importi i veturave nuk ka qenë i kufizuar në bazë të vjetërsisë. Në vitin 2004 është marr vendim që mos të importohen veturat më të vjetra se tetë vite. E në vitin 2011u vendos që vjetërsia e tyre të lejohet të jetë deri 13 vjet. Ndërsa vendimi i fundit bënë që vjetërsia e tyre as mos të shikohet fare.
Ne Kosovë janë 1,116 lloje të veturave të regjistruara, prej të cilave 10 markat më të preferuara të kosovarëve janë: VW, Opel, Mercedes-Benz, Audi, Ford, Renault, Peugeot, Fiat, BMW dhe Daimler Benz. /GazetaFjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje