LAJMI I FUNDIT:

Kukan: Zgjedhjet e 5 qershorit do t’i japin fund krizës politike në Maqedoni

Kukan: Zgjedhjet e 5 qershorit do t’i japin fund krizës politike në Maqedoni

Eurodeputeti sllovak Eduard Kukan pas debatit në Parlamentin Evropian dhe votimit të djeshëm për Rezolutën për Republikën e Maqedonisë, kërkoi që Bashkimi Evropian t’i japë mbështetje dhe përkrahje vendit në përballjen me krizën politike vendore dhe me fluksin e refugjatëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, ish-ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, potencoi se çelësi për dalje nga kriza janë zgjedhjet që do të mbahen më 5 qershor.

Sipas deputeti sllovak në Parlamentin Evropian, zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare janë ato që do të duhet t’i japin fund të gjitha ngjarjeve në skenën politike vendore në Republikën e Maqedonisë.


“Me qëllim që të lëvizin gjërat, duhet të shohim bashkëpunim të të gjitha partive politike në implementimin e marrëveshjeve të vitit të kaluar, duke përfshirë edhe zgjedhje të mirëpërgatitur, të lira dhe korrekte në qershor, si dhe implementimi i prioriteteve urgjente reformuese. Gjithashtu, ne duhet të mbetemi të zëshëm për lirinë e mediave dhe mbështetjen e punës së Prokurores speciale publike, porositi Kukan.

Mëngjesin e djeshëm, Parlamenti Evropian e miratoi rezolutën për Maqedoninë në raport me raportin e progresit të Komisionit Evropian për vendin nga viti 2015 dhe me këtë rast për të shtatën herë me radhë në mënyrë të njëpasnjëshme deri te Këshilli Evropian rekomandoi që të hapen bisedimet inkuadruese për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Lajme
Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Kronika e Zezë

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Lajme
Peci: Kosovës i duhet një qeveri me koalicion me shumicë shqiptare

Peci: Kosovës i duhet një qeveri me koalicion me shumicë shqiptare

Politikë
Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Lajme
Rama e akuzoi se ia “bllokoi” projektet me urdhër të Çekut, i reagon drejtoresha e IKMM-së

Rama e akuzoi se ia “bllokoi” projektet me urdhër të Çekut, i reagon drejtoresha e IKMM-së

Lajme
Kalo në kategori