LAJMI I FUNDIT:

Gjoba për ata që therrin kafshët shtëpiake pa veteriner

Gjoba për ata që therrin kafshët shtëpiake pa veteriner

Qytetarët të cilët do të therrin kafshët shtëpiake në shtëpinë e tyre pa praninë e një veterineri, rrezikojnë të dënohen me gjobë prej 300 deri 600 euro, transmeton Telgrafi.

Në Agjencionin për ushqim thonë se sipas Ligjit për mbrojtjen e ushqimit, therja e kafshëve shtëpiake jashtë therrtoreve është e lejueshme vetëm për përdorim shtëpiak, me njoftim paraprak të veterinerit dhe me respektim të kushteve të mirëqenies së kafshëve, ndërkaq pas prerjes, është i detyrueshëm kontrolli i mishit nga veterineri.

Subvencione për derrin jepen vetëm nëse therret në therrtore. Ligji për mbrojtje të ushqimit thotë se të gjitha kafshët duhet të therren në therrtore, kurse përjashtim bën vetëm mishi për përdorim shtëpiak. Ndryshe, statistikat thonë se jasht therrtoreve therren rreth 5000 lopë dhe 16000 derra në vit./Telegrafi/