LAJMI I FUNDIT:

Vanhoutte ndjehet i trishtuar nga simbolet naziste në megafonin e Petrovit

Vanhoutte ndjehet i trishtuar nga simbolet naziste në megafonin e Petrovit

Ndërmjetësuesi belg Vanhoutte është i prekur nga simbolet naziste në megafonin e Todor Petrovit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në paraqitjen e tij të fundit publike, Petrov mbajti një fjalim me megafon ku kishte shenja famëkeqe naziste “SS 1488”.

“Njerëzit të cilët haptazi tregojnë simbole naziste nuk e meritojnë mbështetjen e ndonjë partie, qoftë e konservatorëve, socialdemokratëve apo liberale. Për shkak të mendimeve të deklaruara të VMRO-DPMNE-së dhe vizita e kryetarit të partisë, kur Todor Petrov ishte në spital, krijuan një marrëdhënie problematike mes partisë dhe ideologjisë naziste, e cila kalon vijën e kuqe. Kjo është në mënyrë të qartë një kërcënim për demokracinë dhe të gjithë ata që dhanë jetën e tyre në luftë kundër nazizmit, jo vetëm në Evropë, por edhe në mbarë botën “, ka shkruar Vanhoutte në Facebook.


Përndryshe, Todor Petrov ishte iniciatori i ndërtimit të kryqit gjigant në lagjen Butel në Shkup. Pas hudhjes së themeleve protestoi Bashkimi Demokratik për Integrim dhe pastaj VMRO-DPMNE organizoi kundërprotestë për të larguar funksionarët e BDI-së nga vendi ku ndërtohet kryqi. /Telegrafi/

Poashtu lexo: Petrov provokon shqiptarët me shenja naciste në megafonin e tij (Foto/Video)