LAJMI I FUNDIT:

Busek: Është vonë për gjykimin e krimeve të luftës

Busek: Është vonë për gjykimin e krimeve të luftës

Udhëheqësi special i Paktit të Stabilitetit dhe njëherësh diplomati austriak, Erhard Busek, duke iu referuar krijimit të Gjykatës Speciale ka thënë se është e drejtë që të gjykohen të gjitha dyshimet për krime lufte.

Por ai ka shprehur dyshime të shumta për këtë proces për shkak të periudhës kohore nga lufta e fundit.


Ai ka thënë se ka kaluar kohë e gjatë prejse janë ngritur dyshimet për krime të luftës nga ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Ish- zëvëndëskancelari austriak, i pyetur nga “Zëri” për krijimin e Gjykatës Speciale dhe rrezikun që mund ta ketë Kosova nga ky proces, ka thënë se është shumë e vështirë që të supozohet se çfarë efektesh mund të prodhohen.

Busek është pyetur nëse akuzimi i mundshëm i presidentit të ri, Hashim Thaçi, për krime lufte nga Gjykata Speciale do të mund të dëmtonte Kosovën.

“Në këtë moment kritik, presidenti në ardhje Hashim Thaçi ka një rol shumë të rëndësishëm. Që të supozojmë se çfarë do të ndodhë është jashtëzakonisht e vështirë. Mendoj se është e drejtë që krimet e luftës të dënohen”, ka thënë Busek të mërkurën në Prishtinë gjatë një ligjërate të mbajtur në Fakultetin  konomik të Universitetit të Prishtinës.

Në trend Lajme

Më shumë
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Drejtësi
Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Lajme
Mbërrin në Durrës anija turistike

Mbërrin në Durrës anija turistike "Seaborne Quest", 450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës vizitojnë Shqipërinë

Lajme
Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Drejtësi
Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Lajme
Kalo në kategori