LAJMI I FUNDIT:

Celine Dion shet shtëpinë: Nuk do të besoni sa i ka rënë vlera!

Celine Dion shet shtëpinë: Nuk do të besoni sa i ka rënë vlera!

Celine Dion i është dashur të rishikojë çmimin e vilës së saj të bukur në Florida, Jupiter Island.

Shtëpia është në treg që nga viti 2013 dhe nëse kërkesa e saj fillestare ishte 75 milionë dollarë, tani është ka zbritur në 30 milionë dollarë.

E gjithë kjo ka ndodhur pas vdekjes së bashkëshortit të Celine, producentit Rene Angelil, menaxherit dhe dashurisë së saj. Ajo ka vendosur të jetojë në Las Vegas.


Shtëpia ndodhet në plazh dhe është e strukturar në 3 pjesë. Rrethohet nga një pishinë lagunore dhe nga një fushë tenisi. Ndërtesa kryesore përbëhet me pesë dhoma gjumi me banjo private, dy kuzhina, një sallë pritjeje dhe një ashensor.

Ka dhe dy shtëpi për mysafirët e cila mund të strehojë deri në 4 persona, si dhe një aneks në pishinë.