LAJMI I FUNDIT:

Gjallërimi i çarshisë dhe zejtarët, projekt bashkëpunimi mes Çairit dhe Gjilanit (Video)

Gjallërimi i çarshisë dhe zejtarët, projekt bashkëpunimi mes Çairit dhe Gjilanit (Video)

Zejnullah Asani, zejtar tradicional në Çarshinë e Vjetër në Shkup thotë se çdo zgjerim i tregut do të ndikojë edhe tek zejtarët. E kjo ka të bëjë me promovimin e sotëm të projektit për bashkëpunim midis komunave të Çairit dhe Gjilanit për mbështetjen dhe kultivimin e zanateve tradicionale. Një pjesë e këtij projekti i dedikohet gjallërimit të Çarshisë së Vjetër, njofton tv21.

Zejtari Asani thotë se puna e tyre nuk varet vetëm nga projektet për gjallërimin e Çarshisë së vjetër, por duhet përkrahje më e fuqishme për të krijuar edhe vend për punësim.

“Përpara ka pasur punë dhe kanë pasur nga tre punëtor por tash është shumë e vështirë, se mundesh ta nxjerrësh vetëm një rrogë a përpara janë mbajtur një shtëpi e plotë. Kohët e fundit me të vërtetë është dobët ka angazhime që të gjallërohet Çarshia por sa po gjallërohet prapë diçka politike po bëhet dhe vërehet te ne zbrazje dhe disi rrugët bllokohen”, u shpreh Zejnullah Asani, zejtar.


Kryetari i komunës së Çairit thotë se ky projekt do të ndikojë në kultivimin e zejtarisë, por edhe përkrahjen e zejtarëve.

Nënrkyetari i komunës së Gjilanit Naim Kadriu  tha se me këtë projekt bëhet shkëmbimi i ideve por edhe promovimit të punëve të zejtarëve të të dy komunave.

“Ne duam të marrim përvoja të zejtarëve të komunës së Çairit dhe ti aplikojmë në komunën e Gjilanit, edhe pse kemi pak zejtar”, tha Kadriu.

Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri theksoi se do të përkrahë çdo iniciativë nga zejtarët dhe plotësimin e kërkesave të tyre.

“Do të vazhdojmë me kërkesat e zejtarëve për propozim idetë ose iniciativat për ndryshimet e ligjeve të cilët do ta lehtësojnë punën  e zejtarëve në RM”, tha Bekim Neziri.

Projekti për bashkëpunim ndërkufitar është financuar nga BE përmes fondeve IPA, si dhe ministria e Ekonomisë për gjallërimin e Çarshisë së Vjetër. Projekti përfshin ndërrimin e 60 vitrinave, hapjen e dy info-qendrave turistike, 180 kamera sigurie, si dhe ndërrimin e instalimit elektrik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori