LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Nuk mjafton shkarkimi i Vatajt

Ahmeti: Nuk mjafton shkarkimi i Vatajt

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar lidhur me zhvillimet e sotme në kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, që për epilog paten shkarkimin e drejtorit të kësaj ndërrmarrje, Gjelosh Vatajn.

Sipas të parit të Prishtinës, shkarkimi i Vatajt nga drejtori i ujësjellësit nuk mjafton.

Lexojeni të plotë reagimin e Ahmetit:


“Shkarkimi i Vataj nga drejtori i ujesjellesit nuk mjafton. Qe dy vite i flasim ato qe po i thote Rretkoceri ne Interaktiv. Qe dhjete vite Prishtina hjek nga korrupcioni në të gjitha nivelet e tash po dëshmohet ajo çka e kemi ditur për ujësjellës.

Nevojitej që të bllokoheshin të gjitha punët për të arritur këtu. Nevojitej që Zvicra ti bllokon fondet. Nevojitej që Prishtina ti bllokonte fondet.

Prishtina si 70 përqind e konsumatorëve nuk ka përfaqësues në bord.

Nevojiten ndryshimet në çdo cep sepse gjendja jonë është pasojë direkte e instalimit të nepotizmit, klientelizmit dhe korrupcionit në çdo institucion publik e kompani publike” (sic), ka shkruar Ahmeti.