LAJMI I FUNDIT:

SHGM kundërshton propozimin e LSDM-së për RTVM-në

SHGM kundërshton propozimin e LSDM-së për RTVM-në

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) nuk e pranon propozimin e LSDM-së për ndryshime dhe shtime të Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuele, për heqjen e taksës difuzive, si edhe RTVM të financohet nga buxheti i shtetit, transmeton Telegrafi.

Sipas Naser Selmanit, ky propozim është sjellë në kohë të gabuar, ndërkaq borxhindaj DAP-it nuk ka ardhur për faj të RTVM-së, por për shkak se DAP-i nuk ka arritur që ta mbledh taksën radiodifuzive.

Më tej, Selmani thotë se me këtë propozim largohemi nga Marrëveshja e Përzhinos, që parasheh një marrëveshje konsenzuale, kurse propozimi i LSDM-së është në kundërshtim me atë të ndërmjetësuesit belg, Peter Vanhoutte. Selmani sqaron se në propozimin e Vanhoutte ka zgjidhje si për financimin, ashtu edhe për depolitizimin e udhëheqësisë së RTVM-së dhe të Agjencisë për mediume./Telegrafi/