LAJMI I FUNDIT:

Kazakistani voton pro Kosovës në UEFA

Kazakistani voton pro Kosovës në UEFA

Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e fuqishme të Kazakistanit, në Kongresin e UEFA-s më 3 maj.

Ky është premtimi që e ka marrë presidenti i FC Prishtina, Remzi Ejupi, gjatë takimit që e pati me presidentin e Federatës së Futbollit të Kazakistanit, Yerlan Kozhagapanov, derisa në takim ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Kreu i klubit prishtinas beson se është momenti i fundit që futbolli kosovar të ndërkombëtarizohet.

Ky mund të jetë sezoni i fundit që futbollistët kosovarë luajnë në izolim. Kosova mund ta marrë dritën jeshile për pranim në UEFA e FIFA, gjatë muajit maj, në kongreset e këtyre dy institucioneve.


Për ta arritur këtë, po punojnë dhe lobojnë njerëz të ndryshëm të sportit në vend. Njëri prej tyre është edhe presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, shkruan Zëri.

Ai së fundmi e pati një takim me presidentin e Federatës së Futbollit të Kazakistanit, Yerlan Kozhagapanov, me të cilin foli për gjendjen e futbollit në vend.

Ndërkohë, kreu i klubit prishtinas mori premtim nga Kozhagapanov se Kazakistani do ta mbështesë Kosovën, mbi të gjitha në Kongresin e UEFA-s, i cili pritet të mbahet më 3 maj në Hungari.