LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Një shtet s’mund të ketë zhvillim të plotë pa gjysmën tjetër të shoqërisë

Veseli: Një shtet s’mund të ketë zhvillim të plotë pa gjysmën tjetër të shoqërisë

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, sot në mjediset e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nën patronatin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe Grupit të Grave Deputete, u shfaq filmi dokumentar “Mendoj për Ty”, që u dedikohet viktimave të dhunës seksuale të luftës.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, duke u uruar të gjitha nënave dhe grave Festën e 8 Marsit, kryetari Kadri Veseli tha se tani në procesin e shtetndërtimit, shoqëria kosovare ka nevojë edhe për një sakrificë tjetër të grave, duke u ngritur dhe avancuar veten përmes pjesëmarrjes në proceset e vendimmarrjes.

Duke kujtuar sakrificën dhe kontributin e grave të Kosovës në rrugëtimin e vështirë e të gjatë të vendit tonë drejt pavarësisë, Veseli tha se shumë nga to ishin mjeke që shëruan breza të tërë, mësuese që edukuan e mbollën vlerat më të larta në brezat e rinj, heroina gjatë luftës së fundit, e shumë nga to mbijetuan tmerrin e luftës dhe vazhduan të përballen të vetme në heshtje me tmerret dhe aktet çnjerëzore të kryera mbi to.


“Më 12 qershor, vitin e kaluar, kur po shënonim ditën e çlirimit të Kosovës, Prishtina u kthye në kryeqendrën e promovimit të të drejtave të njeriut, të drejtave të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, me instalacionin artistik ‘Mendoj për Ty’, të artistes Alketa Xhafa-Mripa dhe producentes Anna Di Lellio. Sot ne nuk heshtim më, sot ne jemi zëri i të mbijetuarave. Qëndrojmë të përkushtuar, të palëkundur, të pakompromis, për të garantuar të drejtat e tyre për jetë në paqe me dinjitet, për t’ju ofruar atyre mbrojtjen institucionale dhe shoqërore, duke ndërmarrë hapa të vazhdueshëm për rehabilitimin, riintegrimin dhe risocializimin e tyre të plotë”, theksoi kryetari Veseli.

Tani më shumë se kurrë, shtoi kryetari Veseli, vendi ynë ka nevojë për gratë, sepse, siç theksoi ai, një shtet nuk mund të ketë zhvillim të plotë pa gjysmën tjetër të shoqërisë.

Kreu i Kuvendit tha se Kosova ka ligje të mira që garantojnë barazinë gjinore dhe të drejtën e gruas në përgjithësi, por, ai tha duhet punuar më shumë që të krijohet një ambient i përshtatshëm i cili i zbaton ligjet dhe pranon vlerat e reja të gruas. Prandaj, shtoi kreu i Kuvendit, nuk duhet lejuar qe gruaja të përjashtohet nga e drejta e trashëgimisë apo nga ndonjë e drejtë tjetër universale.

“Të dashura zonja, ju ftoj që së bashku ta ndërtojmë një Kosovë ku secila grua të ketë të drejta të barabarta, një Kosovë ku gratë janë sipërmarrëse të suksesshme, profesoresha, mësuese, shkencëtare, artiste, apo çka do dhe çfarëdo që ato dëshirojnë të bëhen, dhe të marrin pjesë në çdo segment të jetës në shoqërinë tonë. Më lejoni të shpreh hapur përkushtimin tim personal se mua do të me keni përkrahës dhe mbështetës në këtë rrugëtim. Ta bëjmë këtë së bashku për gjeneratat e reja, për fëmijët tanë”, tha në fjalimin e tij, kryeparlamentari Veseli.

Në këtë ceremoni, nga një fjalë rasti mbajtën edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Blerta Deliu-Kodra. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori