LAJMI I FUNDIT:

Golat e Leicesterit po shkaktojnë tërmete në Angli (Dokument)

Golat e Leicesterit po shkaktojnë tërmete në Angli (Dokument)

Rezultatet pozitive të Leicester Cityt në Ligën Premier po shkaktojnë edhe tërmete.

Universiteti i Oxfordit ka instaluar një pajisje që bën matjen e dridhjes së tokës pranë stadiumit të skuadrës së drejtuar nga italiani, Claduio Ranieri, King Power.

Goli i fitores, i cili u shënua në minutën e fundit të takimit të Ligë Premier kundër Norwich Cityt, ka shkaktuar dridhje të tokës me magnitudë 0.3 të shkallës Richter, transmeton Telegrafi.


Kurse me rastin e shënimit të dy golave në ballafaqim me West Bromwich Aalbion është regjistruar një dridhje 0.1 të shkallës Richeter. Kujtojmë se ky takim kishte përfunduar me rezultat të barabartë 2:2.

Një grup i studentëve së fundi ka hapur një llogari në rrjetin social Twitter, “@VardyQuake”, ku do të publikojnë rezultatet dridhjeve të tokës sa herë që futbollistët e liderit aktual të Ligës Premier shënon gol në stadiumin King Power. /Telegrafi/