Nëse nuk je adhuruese e kafes, është e vështirë të ndihesh e zgjuar pa goditjen që të jep kafeina, për të cilën shumica e njerëzve kanë nevojë.
Nëse nuk e konsideron veten njeri mëngjesi, zgjimi çdo ditë mund të jetë i vështirë, ndërsa të gjithë të tjerët janë të qetë dhe flenë edhe disa orë. Kush do të dëshironte ta linte këtë copëz parajse?
Zgjimi është një gjë, por në të vërtetë ndjesitë zgjohen në mënyra krejtësisht të ndryshme.
Shkenca thotë se momenti më i mirë për ta pirë një kafe nuk është mëngjesi i hershëm, edhe pse pjesa dërrmuese e njerëzve nuk arrijnë të zgjohen pa pirë kafe. Por ka dy mënyra për ta rifilluar mëngjesin me këmbë të djathtë.
Ujë i ngrohtë me limon dhe mjaltë
Kjo përzierje ka shumë vlera ushqimore dhe është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur çdo mëngjes, sado vonë që të jesh. Plus, nuk përmban asnjë përbërës artificialë shtesë. Ujë i ngrohtë me limon ndihmon edhe tretjen dhe të jep më shumë energji.
Gjithashtu, kjo përzierje pastron dhe hidraton lëkurën, përmirëson sistemin imunitar, por edhe freskon frymëmarrjen. Ndërsa mjalti, përveç vlerave shëndetësore, i shton ëmbëlsi përzierjes.
Uthulla e mollës
Shumica e njerëzve që e kanë provuar dhe e kanë bërë pjesë të çdo mëngjesi uthullën e mollës, betohen për të. Nëse kjo të duket e rëndë, atëherë për ta zbutur, përzje një ose dy lugë gjelle uthull molle me 8 masa ujë.
Po ashtu, mund ta bësh atë të ëmbël me pak mjaltë organik ose me shurup të pastër. Uthulla e mollës në mëngjes është një burim mjaft i mirë energjie, balancon nivelet e pH-it dhe ndihmon shumë tretjen.
Këto dy lëngje natyrale në mëngjes janë një zgjedhje mjaft e mirë për t’u zgjuar vërtet pasi je çuar nga shtrati. Nëse pi një nga këto lëngje çdo mëngjes, vlerat shëndetësore do të rriten me kalimin e kohës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur