Ditëve të fundit është folur se deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mund të heqin dorë dhe ta dorëzojnë mandatin prej deputeti në Kuvendin e Kosovës.
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muhamet Kelmendi, në emisionin “Ora e Fundit” në Klan Kosova, ka pohuar se një çështje e tillë është duke u diskutuar brenda AAK-së, por sipas tij ende nuk ka një vendim përfundimtar.
“AAK është duke diskutuat çështje te tilla por nuk është marrë vendim përfundimtar, AAK qëndron në faktin se në rrugën e realizimit të qëllimeve të saj. AAK është në kërkim të gjetjes së metodave të reja të cilat do të ndikojnë në pozitë,në pushtetin aktual që të reflektojë dhe të tërhiqet nga veprimet e tilla e të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Kelmendi.
Ai ka thënë gjithashtu se kjo çështje është diskutuar edhe me dy partitë tjera opozitare dhe pavarësisht vendimit, opozita mbetet e bashkuar në qëllimet e saj.
“AAK e ka paraqitur këtë çështje edhe opozitës dhe së bashku mund të shkohet në një qëndrim të ardhshëm. Është duke u diskutuar me opozitën, ka mundësi që të harmonizohet një vendim i përbashkët. AAK është subjekt i pavarur në nxjerrjen e veprimeve dhe qëndrimeve, nuk kemi qëndrim përfundimtar akoma. AAK i takon opozitës së bashkuar, nuk heq dorë nga pikëpamjet për të cilat jemi bashkuar, ne vazhdojmë rrugën më tej”.
Kelmendi ka thënë se “pushteti duhet të reflektojë dhe të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”.
Ai gjithashtu ka deklaruar se për një deputet mund të jetë e dhimbshme dhe ndjenjë jo fort e mirë të dorëzosh mandatin por sipas tij interesi i shtetit është para atij individual.
“Kur është interesi i shtetit, sovranitetit, ruajtjes së një gjëje më madhore. Intereset individuale nuk kanë rëndësi ose vlerë. Ai që e ka fituar këtë mandat, ka dëshirë të mbajë atë por është diçka më madhore, janë këto dy marrëveshje për të cilat jemi të mendimit se nuk po ecet në rrugën e duhur e jemi dëshmitarë se që shtatë ose tetë muaj flitet për to”, tha ai.
Kelmendi ka thënë se nëse deputetët e dorëzojnë mandatin e tyre, ata nuk mund të zëvendësohen.
“Nuk mund të zëvendësohen, nëse një parti merr qëndrim në tërësi të tërhiqet, nuk zëvendësohen, varet se si do të reflektojë Qeveria dhe Kuvendi. Nëse pozita mendon se mund të ecë pa opozitën, jam I bindur se populli i Kosovës do ta dënojë”.
Kelmendi ka shtuar gjithashtu se në rast të ftesës së presidentit të ri në ardhje Hashim Thaçi për dialog, kjo çështje duhet të shihet edhe në një anë tjetër.
“Në çfarëdo situate, unë bisedoj se dialogu është i mundshëm por në rastin konkret kemi një çështje tjetër pasi ne kemi dërguar zgjedhjen e Hashim Thaçit në Gjykatën Kushtetuese”.
Ai është shprehur se nuk ka mbetur zgjedhje tjetër mes opozitës dhe pozitës pos asaj të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Ndërsa për opozitën, Kelmendi ka thënë se opozita është bashkuar për dy çështje shumë të rëndëishme për Kosovën.
“Ne jemi bashkuar me VV në çështje që mendojme se janë madhore për Kosovën, opozita e bashkuar është ajo që ka kërkuar që të ndalet Asociacioni. Me opozitën, AAK ka gjetur pajtueshmëri në dy çëhstje jetike për Kosovën”.
Në fund, anëtari i Kryesisë së AAK-së ka folur edhe për djegien e veturave të zyrtarëve të ndryshëm duke thënë se këtë punë duhet ta zgjidhë Policia dhe Prokuroria.
“Këtë çështje duhet të ja lëmë Policisë dhe Prokurorisë të bëjnë hetimet e tyre dhe të gjenjë kryesit e veprave penale. Kemi të bëjmë me vepra penale dhe këto vepra duhet të dënohen nga organet e shtetit, Gjykata duhet ta thotë fjalën e vet”.
Ai ka thënë se prapa këtyre veprimeve nuk qëndron opozita.
“Policia duhet ti kapin këta njerëz dhe të japin përgjegjësi penale mirëpo nuk mundemi të akuzojmë opozitën që ka karakter paqësor. Opozita ka thirrur protesta gjithëpopullore, jam i bindur se në këto protesta do të ketë demonstrim shumë të fuqishëm në mënyrë paqësore”, tha ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Zgjedhjet parlamentare 2025, e gjitha që po ndodh në orën e fundit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ora-e-fundit-zgjedhjet-2025-780x439.png)
Zgjedhjet parlamentare 2025, e gjitha që po ndodh në orën e fundit
![Gjashtë komunat me daljen më të ulët në votime deri në ora 15:00](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/6-komunat-780x439.png)
Gjashtë komunat me daljen më të ulët në votime deri në ora 15:00
![DnV: Deri në orën 17:00 në votime dolën 38.9% e qytetarëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-780x439.jpg)
DnV: Deri në orën 17:00 në votime dolën 38.9% e qytetarëve
![EXIT POLL-i nga RTV Dukagjini: LVV e para, PDK e dyta dhe LDK e treta](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/exitpolli-lajm-780x439.jpg)
EXIT POLL-i nga RTV Dukagjini: LVV e para, PDK e dyta dhe LDK e treta
![Kandidati i Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore, jep sugjerime se cilët numra duhen votuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-13-780x439.png)
Kandidati i Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore, jep sugjerime se cilët numra duhen votuar
![Votimi nga diaspora, 75.54% e qytetarëve votuan në përfaqësitë diplomatike - mbi 50 mijë pako kanë arritur përmes postës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/pragee-780x439.jpg)
Votimi nga diaspora, 75.54% e qytetarëve votuan në përfaqësitë diplomatike - mbi 50 mijë pako kanë arritur përmes postës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi