Qytetarë të shumtë, bashkatdhetarë nga diaspora dhe përfaqësues të institucioneve, për tre ditë me radhë u përkulën para varrit të Adem Jasharit, familjarëve të tij dhe të rënëve në marsin e ’98-ës në Prekaz.
Si çdo përvjetor, edhe sonte, në përmbylljen e manifestimit për nderë të rënies heroike të familjes Jashari, u ndezën 56 flakadanë përreth varrezave.
Ashtu siç regjisori i këtij manifestimi, Latif Zariqi tregon për KosovaPress, “Nata e Zjarreve” për simbolikë ka përhapjen e zjarrit të pushkës së komandantit Adem Jashari.
“Ky padyshim është manifestimi më i madh që bëhet në Kosovë. Ky është në vazhdën 3 ditore të manifestimeve, 5-6-7 mars.Kjo është nata e zjarreve për arsye se këtu ka filluar përhapja e zjarreve të p ushkës së pari të Komandantit Adem Jasharit dhe të gjithë dëshmorëve të tjerë në të gjithë trojet. Prandaj në Prekaz është mbajtur riti tradicional nata e zjarreve, aty me ndezjen e flakadanëve, ku kanë marrë pjesë nxënësit të cilët kanë vendosur lule, pastaj pjesëtarët e FSK-së ushtrisë sonë të ardhshme, pjesëtarët e UÇK dhe popullata. Të gjithë së bashku kanë shkuar dhe kanë bërë nderim tek komandanti legjendar Adem Jashari dhe heronjtë të tjerë të kombit. Ky manifestim është titulluar nata e zjarreve sepse është shtrirja e flakës së zjarrit në të gjithë vendin. E keni parë edhe zjarrin kryesor që simbolizon masivizimin shumë të madh. Ndërsa tani jemi në programin kulturor artistik këtu në shesh, i cili është sajuar me ansamblet më të mira, por edhe me rapsodë, solistë e artistë të ndryshme”, tha Zariqi.
Për numrin e madh të pjesëmarrësve në shënimin e 18 vjetorit të rënies heroike të Jasharajve, tregoi drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Skenderaj, Hajriz Koci.
“Konsiderojmë se gjithçka ka shkuar mirë. Padyshim që epopeja e UÇK-së është një ngjarje e rëndësishme është përkujtimi i një ngjarje themeltare të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe besoj që të gjitha aktivitetet që janë mbajtur për nder të 18 vjetorit të epopesë së UÇK-së kanë shkuar mirë. Ka pasur pjesëmarrje të madhe të qytetarëve të gjitha trevave shqiptare, të Shqipërisë, Maqedonisë. Ne si komunë jemi munduar të japim kontributin tonë në pjesë që na takon në organizimin e këtyre ngjarjeve”, tha Koci.
Për të përcjellë nga afër këtë manifestim, ishte edhe kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, sipas së cilit heronjve u mbetet lavdia, derisa të gjallëve puna dhe angazhimi.
“Këtu filloi rezistenca ndaj pushtuesit shekullor dhe këtu mbaroi. Ky është një mesazh apo një vend qe neve na jep kurajë të vazhdojmë më tutje e të ndjekim rrugën e dëshmorëve, të heronjve, lavdia le t’iu mbetet atyre, kurse puna dhe angazhimi na mbesin neve, tha Gashi.
Ndërsa Faruk Zeqiri, nga Ansambli “Bajram Curri” në Prishtinë, thotë se ky manifestim është festë që të gjithë shqiptarët mund të krenohen me të.
“Është një festë që të gjithë shqiptarët mund të krenohen me të. Rezistenca e ka bërë të vetën, që ka bërë bujë në të gjithë botën, dhe ne jemi krenarë që ne jemi sot këtu. Nuk është hera e parë, çdo vit pas luftës kemi marr pjesë si ansambël, kështu që nuk do të lodhe mi as viteve të tjera, është kënaqësi të vijmë e t’u bëjmë homazhe, për me i respektuar dëshmorët e rënë që kanë dhënë jetën për këtë liri”, tha Zeqiri.
Për të përfunduar shënimin e përvjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, pas ndezjes së flakadanëve në Prekaz, manifestimi u zhvendos në Skenderaj, në sheshin që mban emrin e komandantit Adem Jashari.
Epopeja e UÇK-së u përmbyll me një koncert kulturo-artistik në Skenderaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Privohet nga liria 51 vjeçari nga Tetova, policia i gjeti armë dhe municion
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
“Gati shqipe”, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj