LAJMI I FUNDIT:

Kosova nuk ka fonde për situatat emergjente

Kosova nuk ka fonde për situatat emergjente

Hajriz Sejdiu nga Qendra për Menaxhimin e Emergjencave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka treguar se Kosova nuk ka fonde për gjendjet emergjente në vend.

“Ne ende nuk kemi një ligj për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, e për t’u kompensuar dëmet duhet të formohet një fond emergjent që nuk e ka as Republika e Kosovës, dhe as komunat. Duhet të dihet të ngihet një komitet i veçantë në të ardhmen nëpër çdo komunë për të menaxhuar situata të vërshimeve. Komuna duhet të ketë një fond emergjent dhe ka shumë pak komuna që ngrisin fonde të tilla”, tha ai.

Sejdiu ka thënë se Kosova është vend i ri edhe ka pak njohuri për menaxhimin e krizave në nivelin lokal.


“Kemi futur nene që nga viti 2016 që angazhon komunat për të menaxhuar fatkeqësitë e tilla. Detyra e komunave të kenë Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim. Disa komuna edhe nuk e kanë këtë drejtori.  Thjeshtë janë nga dy ose tre njerëz të cilët në komuna merren me menaxhimin e krizave”.

Sejdiu për vërshimet e ka fajësuar edhe gjendjen infrastrukturore në vend.

“Infrastruktura është problem pasi që ose është e vjetër, ose edhe ajo e reja që është instaluar në kanalizime dhe gypat e të reshurave nuk janë bërë mirë. Në vendet tjera këto gypa në të cilët ekipet emergjente edhe mund të hyjnë nëpër to, por tek ne është krejt tjetër situatë”.

Sejdiu më tej ka thënë se Kosovës nuk është përballur me situata të tilla, por duhet të përgatitet vendi për situata të ngjashme në të ardhmen.

“Deri tash Kosova nuk është përball me situata shumë të rënda, nuk ndodh tek ne të kemi shumë fatkeqësi, por vendet që hasin në këso situata janë më të përgatitura”.

“Andaj edhe komunat e Kosovës duhet të përgatiten që në të ardhmen të mund të përballen me situata të tilla.  Komunat duhet t’i ngrisin kapacitetet e tyre për reagim nëse fatkeqësia merr përmasa kur nuk mund të menaxhohen atëherë niveli qendror duhet ta marrë përgjegjësinë”.

Ai tha se Planet zhvillimore i bën niveli komunal dhe jo niveli qendror, kështu që lejet e ndërtimit të të jepen në bazë të tokës dhe vendit se sa ai është siezmik pra i rrëshqitshëm.

“Duhet që nivelet komunale të mos lejojnë ndërtime pa kritere, sepse do të rrezikohemi prej të gjitha fatkeqësive, jo vetëm reshjeve por edhe tërmete etj. Së fundmi jemi duke bërë një platformë kombëtare për zvogëlimin e rreziqeve duke filluar nga niveli lokal, për ta zvogëluar rrezikun. Edhe mungesat e ekspertëve e bëjnë të veten. Prandaj këto vërshime duhet t’i marrim si paralajmërim se duhet të përgatitemi për raste të tjera më emergjente”, tha Sejdiu.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori