Tetovari në Rusi rrëzohet nga skela e lartë 27 metra, por shpëton mrekullisht! (Foto)
Bujar Ilazi nga Leshnica e Tetovës ka ndarë me Telegrafi Maqedoni një histori shumë prekëse.
27 vjeçari para 16 muajve ka shkuar për të punuar në Shën Peterburg, Rusi dhe pas disa muajsh atij i ka ndodhur një rast tragjik. Bujari gjatë punës në një urë në Shën Peterburg është rrëzuar nga 27 metër lartësi.
Për këtë rast vetë Bujar Ilazi ekskluzivisht për Telegrafi Maqedoni thotë ”Kemi qenë duke ndërtuar urë në Shën Peterburg dhe jam rrëzuar nga 27 metër lartësi. Këmbët më janë këputur dhe mi kanë ngjitur me shufra hekuri. Kam qëndruar 3 muaj në spital. 4 javë me radhë mediat ruse kanë shkruar kurse unë kam vdekur, por unë kam qenë në koma. Për fat të mirë kam shpëtuar. As vet nuk e di si kam shpëtuar. Ende nuk jam shëruar plotësisht, ende sigurimi më mbulon shërimin”
”Unë jam inxhinier i elektronikës dhe punoja për një kompani italiane dhe duheshte të shkojmë të punojmë në Rusi, më saktësisht për të ndërtuar një urë në Shën Peterburg”
Ambasada e Maqedonisë në Rusi e tmerron familjen duke i thënë se Bujari ka vdekur!
Pasi ka ndodhur aksidenti, duke mos u bazuar në informacione reale nga spitali, por nga shkrimet e mediave, ambasada e Maqedonisë në Rusi e informon familjen Ilazi në Leshnicë se Bujari ka vdekur gjatë punës. ”Vetëm familja ime e di si e ka përballuar dhimbjen deri në momentin kur folëm në telefon dhe u vërtetuan se jam gjallë. Ende nuk kanë ardhë familjarët këtu tek unë se problem janë vizat.” Bujari tregon se ai ka qenë në Maqedoni para disa ditëve dhe ka vizituar familjen por vetëm nën kujdesjen e mjekut personal.
”Vetëm dua të shërohem dhe të kthehem në shtëpi” thotë për fund Bujari./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit