LAJMI I FUNDIT:

“Babai” filmi i parë kosovar i cili distribuohet në kinematë gjermane

“Babai” filmi i parë kosovar i cili distribuohet në kinematë gjermane

Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se filmi “Babai” ka filluar të shfaqet në kinematë e Gjermanisë.

“Pas sukseseve të shumta që pati filmi “Babai” me skenar dhe regji nga Visar Morina, ky film ka filluar shfaqjen e tij në kinematë gjermane prej datës 5 Mars duke u bërë kështu filmi i parë kosovar i cili distribuohet në kinematë gjermane”, thuhet në komunikatën e QKK-së.


QKK ka bërë të diture se “Babai” ka filluar shfaqjen në Köln të Gjermanisë dhe vazhdon në Berlin, Münster, Hannover për të përfunduar shfaqjen në Düsseldorf.

Të pranishëm në shfaqjet e filmit do të jenë: regjisori, Visar Morina dhe protagonistët e filmit Astrit Kabashi dhe Val Maloku.

Ky është orari i shfaqjeve të filmit për të gjithë ata që jetojnë në Gjermani:

Adenauer Stiftung ne BERLIN me 07.03.2016 ne ora 18:00,

Cinema ne MÜNSTER me 08.03.2016 ne ora 19:00,

Kino im Künstlerhaus ne HANNOVER me 09.03.2016 ne ora 20:15, dhe

Bambi ne DÜSSELDORF me 10.03.2016 ne ora 19:00.

“Babai” flet për Norin (Val Maloku), një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta, dhe babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të.

Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Magazina
Kalo në kategori