KShZ-ja vazhdon të heshtë për numrin e madh të parregullsive që qytetarët kanë vërejtur në listën zgjedhore elektronike dhe mbetet e paqartë se si ky institucion do të trajtojë ankesat e qytetarëve nëse ata janë të shumta në numër. ALSAT sot vizitoi edhe një shtëpi tjetër të Komunën Qendër në të cilën, sipas listës zgjedhore, jetojnë 66 votues. Shtëpia e vjetër ndodhet në rrugën “Maksim Gorki”, numër 11, kurse hapësirat e saj janë bosh.
“Ashtu siç mund të shihni, në këtë shtëpi nuk jeton askush por janë të paraqitur gjoja se jetojnë 66 persona. Një banorë i cili kaloi këtu afër na tha se shtëpia planifikohet të rrënohet së shpejti. Kushtet e saj nuk janë as elementare për jetesë dhe nuk ka as dritare.”
Eksperti juridik Osman Kadriu thotë se me ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor që erdhën nga Marrëveshja e Përzhinës për përshpejtimin e procesit, KShZ-ja duhet të marr vendim jo brenda tre ditëve por brenda 24 orësh.
“KShZ-ja vepron edhe komfor të drejtave ose kërkesave dhe paraqitjeve të qytetarëve për çështje konkrete të cilat rregullohen me dispozita të veçanta të Kodit Zgjedhor dhe me dispozita të veçanta të plotësimit dhe ndryshimit të Kodit Zgjedhor. KShZ vendos në afat prej 24 orëve pasi paraqitet qytetari I Maqedonisë me një kërkesë ose paraqitje konkrete për të dhëna konkrete në listën zgjedhore… Kundër vendimit negativ, qytetari ka të drejtë Brenda 24 orëve të dorëzojë padi. Për padinë e qytetarit vendos Gjykata administrative e shkallës parë”, tha Osman Kadriu, ekspert.
Kryetari i Qendrës për liri, Civil, Xhabir Deralla, apelon te qytetarët që të lajmërojnë parregullsitë te zyrat rajonale të KSHZ-së ose edhe te Civil dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë procesin e krijimit të kushteve për zgjedhje të lira.
“KShZ-ja tashmë ka kapacitet të përforcuar, ka dy metodologji shumë të mira sipas të cilave do ta udhëheqë këtë proces të pastrimit të listës së zgjedhësve. Unë kam besim në kapacitetin e ekspertëve të KShZ-së megjithatë pse ne si qytetarë të mos ndihmojmë. Ky proces është i hapur edhe për ne dhe mund të ndihmojmë në krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe një prej kushteve themelore është pikërisht lista zgjedhore”, deklaroi Xhabir Deralla.
Partia e vetme që ka reaguar për gjendjen e listës së zgjedhësve pas publikimit të saj në ueb faqen e KSHZ-së është LSDM-ja e cila fton KSHZ-në që të dhënat e ankesave nga qytetarët t’i dorëzojë edhe në MBP dhe të ndërmerren masat e nevojshme.
“Ftojmë KShZ-në që sa më shpejt të japë udhëzime kurse qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore për të paraqitur parregullsi por edhe të dorëzojnë informacione edhe në MPB që të ndërmerren procedurat e duhura. Secili që ka marrë pjesë në mashtrime zgjedhore duhet të përgjigjet sipas ligjeve”, thanë nga LSDM-ja.
Tashmë çdo qytetarë, nëpërmjet disa mënyrave që i mundëson faqja zyrtare e KSHZ-së në internet, ka mundësi të kontrollojë listën e plotë zgjedhore.
“Arsyeja është se nga MPB-ja të dhënat vijnë vetëm më alfabet cirilik, por ne kemi angazhuar persona të cilët do të përgatisin softuer-program, për përpunimin metodologjik të Listës Zgjedhore dhe ky softuer është paraparë që n fund ta rregullojë edhe atë çështje që të dalin emrat edhe në alfabet latin. Kjo do të bëhet në afat deri para zgjedhjeve më 5 qershor dhe me këtë rast dhe do të printohet për votim.” tha për Portalb.mk, Rexhep Prekopuca, anëtar i KSHZ./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025