Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, të Lëvizjes Vetëvendosje, lideri i kësaj Lëvizjeje, Visar Ymeri, komentoi gjendjen aktuale politike.
Ymeri tha se ‘Zajednica’ është shoveniste dhe se Serbia po mundohet ta dobësojë Republikën pasi kështu i kontrollon më lehtë resurset e Kosovës.
Sipas tij, përmes ‘Zajednicës’ në Mitrovicë Serbia dëshiron të kontrollojë Trepçën, në Shtërpcë Brezovicën dhe tani së fundmi linjitin me komunën e Prilluzhës, njofton Klan Kosova.
Ymeri tutje tha se familja Jashari është shembull i flijimit për shtetin e Kosovës, ndërsa individë si Hashim Thaci e Isa Mustafa po e flijojnë Kosovën.
Ai gjithashtu ka folur edhe për ekonominë e vendit, për të cilën ka thënë se është degraduar dhe tjetërsuar si pasojë e privatizimit dhe uzurpimit.
Ai ka shtuar se zgjedhja e Hashim Thaçit President i kushtoi Kosovës miliona euro duke përmendur edhe një terminal doganor, duke aluduar tek Margarita Kadriu.
Ndërkohë, ai ka përkujtuar se metodat e tyre kundërshtuese nuk do të reduktohen dhe se protestat nuk do të ndalen, deri në arritjen e qëllimit të tyre.
Ai tha se kohët e fundit janë dhënë shumë vite burg për aktivistë të VV, shkaku i një proteste për një kauzë të drejt.
“Sot në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm nuk kemi shumë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje shkaku se janë burgos shumë aktivist dhe janë në arrest shtëpiak”, tha Ymeri.
Ymeri po ashtu tha se “sot kemi më shumë arsye të protestohet sesa dje”.
Në pjesën e dytë të Mbledhjes së Këshillit të VV-së, e cila po vazhdon pa praninë e mediave, delegatët do të diskutojnë edhe për mundësinë që Lëvizja të jetë ose jo në listë të përbashkët me dy partitë e tjera në rast të zgjedhjeve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
27 vjet nga sulmi i dytë në familjen Jashari
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!