Qendra Rajonale e KMDLNJ në Mitrovicë ka apeluar tek organet e hetuesisë që punën e vet ta bëjnë në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe pa ndikime politike në rastin e ngritjes së aktakuzës kundër kryetarit të këtij qyteti Agim Bahtir.
Sipas tyre, të dhënat flasin se prej ardhjes në krye të Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, në administratën komunale nuk është shënuar asnjë rast i dukurive negative si ryshfeti, korrupsioni, krimi i organizuar etj.
“Qendra Rajonale e KMDLNJ në Mitrovicë, lidhur me ngritjen e kësaj aktakuze shpreh shqetësimin dhe dyshimin e vet, se aktakuza e ngritur kundër kryetarit Agim Bahtiri në këtë kohë dhe në këtë mënyrë, mund të jetë e motivuar politikisht dhe me qëllim të shantazhimit dhe frikësimit të tij, për shkak të qëndrimit kategorik e parimor që ai mbanë kundër ndryshimeve të kufirit administrativ midis komunës legjitime të Mitrovicës dha asaj të formuar në veri të Mitrovicës, të përcaktuar me pakon e Ahtisarit dhe qëndrimit të tij kundër mbylljes së urës kryesore mbi lumin Ibër, që ishin dhe janë kërkesa të ekstremistëve serbë” thuhet në një komunikatë të dërguar, transmeton Klan Kosova.
Sipas KMDLNJ “Agim Bahtiri, ishte po thuaj zëri i vetëm, që me këmbëngulje kërkonte debllokimin e urës kryesore mbi lumin Ibër, e jo mbylljen e saj dhe krijimin e një “parku” përreth, siç kërkonin drejtuesit serbë dhe qeveria e Serbisë, këmbëngulësi kjo e tij që dhe rezultat, pasi që tani më ekziston marrëveshja e arritur për hapjen e urës në qershor të këtij viti”.
Në komunikatë gjithashtu thuhet se Bahtiri është këmbëngulës dhei palëkundur në qëndrimin e tij, të bazuar në kërkesat e qytetarëve të komunës së Mitrovicës, se nuk do të nënshkruaj kurrfarë marrëveshje me kryetarin e komunës së re në veri të Mitrovicës, Goran Rakiq, për ndryshimin e kufijve administrativ midis dy komunave.
“Siç dihet, kryetari i komunës së re në veri të Mitrovicës, të administruar nga serbët, Goran Rakiq dhe qeveria e Serbisë, kanë shfaqur apetite të reja, për ndryshimin e këtyre kufijve, që ishin përcaktuar me pakon e Presidentit Ahtisari, pako e cila parashihte që Lagja e doktorëve, e banuar me shqiptarë dhe të gjitha fshatrat tjera të banuara me shqiptarë, të luginës së Ibrit deri në kufirin me komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit, duke përfshi këtu edhe Suhadollin e Epërm ku jetojnë disa familje serbe, të mbesin pjesë e komunës legjitime të deritashme të Mitrovicës”.
KMDLNJ në qytetin e Mitrovicës është shprehur se gjatë gjithë verës, por edhe tani, kryetari Agim Bahtiri ka qenë dhe është nën presionin e ndërkombëtarëve, për të lëshuar pe në këtë dreejtim, gjë të cilën ai me plotë të drejtë nuk është duke e bërë.
KMDLNJ ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të jenë shumë të kujdesshme dhe të pa varura në punën e tyre lidhur me shqyrtimin e aktakuzës kundër kryetarit Bahtiri, në mënyrë që rasti të ndriçohet vetëm në bazë të ligjit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Qeveria të miratojë propozimet tona për ekonominë, të largohet TVSH-ja për produktet kryesore ushqimore
Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndau 35 banesa sociale në Koçan
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Ngjarje e rëndë në Tiranë, babai vret djalin e tij
LDK me tubim të madh në Viti, Lumbardh Salihu: Sot më keni bërë shumë krenarë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve