LAJMI I FUNDIT:

Pëllumbi: Sulmi ndaj Blushit në Elbasan ishte i organizuar

Pëllumbi: Sulmi ndaj Blushit në Elbasan ishte i organizuar

Servet Pëllumbi hedh dyshime se incidenti në takimin e PS-së së Elbasanit, ku deputeti Ben Blushi u kërcënua nga disa pjesëmarrës, disa prej të cilëve tentuan edhe ta qëllojnë, ka qenë i organizuar.

“Mendoj se mbase duhet të ndërhynte kryetari në atë situatë, se mbase mund të kishim të bënim edhe me ndonjë provokaciont ë organizuar. Gjithësesi mendoj se drejtuesit e mbledhjes duhet ta qetësonin situatën”,- shprehet ai në një prononcim për gazetën “Panorama”.

Pëllumbi thotë se, Blushi duhej dëgjuar dhe thirrjet kundër alternativës ndryshe që Blushi po paraqet, nuk i bëjnë nder PS-së.


“Kështu që në rastin konkret, përderisa Blushi është afishuar si një alternativë tjetër e PS, kam mendimin se ai duhet të dëgjohej me durim dhe t’i jepej përgjigjja në mënyrë më demokratike të mundshme. Ato acarime nuk i bëjnë nder Partisë Socialiste, sidomos në prag të Kongresit”.

Profesori i PS-së shprehet se, e gjitha sa ndodhi në Elbasan jo vetëm që nuk i ka lënë shije të mirë, por ka cënuar demokracinë e brendshme të PS-së.

“Në këndvështrimin tim, ajo që ndodhi në takimin e Elbasnit nuk duhet të ndodhte. Më ka lënë shije jot ë mirë, sepse PS njihet për demokracinë e brendshme, mendimin ndryshe dhe tolerancën dnaj mendimit ndryshe”,- ka thënë Pëllumbi.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Kalo në kategori