LAJMI I FUNDIT:

Shkupi, arena e protestave dhe kundërprotestave

Shkupi, arena e protestave dhe kundërprotestave

Shkupi është shndërruar në arenë protestash dhe kundërprotestash, ku janë përfshirë të dy palët, shqiptare dhe ajo maqedonase, transmeton Telegrafi.

Këto protesta kanë nisur disa ditë më parë, kur platforma qytetare ”Hajde”, inicoi vargun e protestave kundër Gjykatës Kushtetuese, për të vazhduar me protestën e BDI-së, si dhe kundërprotestën ndaj BDI-së.

Edhe sot, në Shkup janë mbajtur paralelisht dy protesta, ajo kundër heqjes së themeleve të kryqit dhe tjetra, protesta e radhës e platformës qytetare ”Hajde”, kundër Gjykatës Kushtetuese, për pranimin e iniciativës për ndryshimin e Ligjit për faljen e të dënuarve, ku duhet të përfshihen edhe të dënuarit për parregullësi zgjedhore.


Në këtë protestë u dëgjuan thirrje si ”Dorëheqje”, ”Mirupafshim qeveri kriminale”, etj. Njëri nga aktivistët, Sllavço Dimitrov tha se protesta e sotme dallon për shkak se bëhet për liri, e jo për kryqe dhe shqiponja dhe parti politike.

Ndërkaq, Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit tha se Gjykata Kushtetuese ë bën të kundërtën e asaj që duhet ta bëjë, pra të mbroj Kushtetutën dhe qytetarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori