LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga dhe Kiliç bisedojnë për të mbijetuat e dhunës seksuale gjatë luftës

Jahjaga dhe Kiliç bisedojnë për të mbijetuat e dhunës seksuale gjatë luftës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, me të cilën bisedoi rreth projekteve të përbashkëta në kuadër të Këshillit Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

Presidentja Jahjaga vlerësoi lart përkushtimin e Ambasadores Turke për të ofruar mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës me anë të projekteve të shumta, të cilat tashmë kanë filluar zbatimin, si në fushën e ofrimit të shërbimeve shëndetësore falas, ashtu dhe në fushën e fuqizimit ekonomik me anë të trajnimeve të shumta dhe mbështetjes financiare.

Jahjaga theksoi se projekte të tilla i kontribuojnë synimin të Këshillit për të rehabilituar, riintegruar dhe risocializuar të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.


Ajo shtoi se përtej progresit të shënuar mbetet ende punë për t’u bërë për të arritur rehabilitimin e të mbijetuarve dhe luftimin e stigmës që ende mbizotëron, duke shprehur përkushtimin e saj për  të mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale deri në realizimin e plotë të të gjitha të drejtave të tyre.

Ambasadorja Turke, Kivilcim Kiliç përgëzoi Presidenten Jahjaga për mbështetjen institucionale që u ka ofruar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe shprehu përkushtimin e saj për të vazhduar edhe në të ardhmen mbështetjen ndaj kësaj kategorie.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori