Vizitat e varrezave të dëshmorëve vetëm për marketing politik? (Foto)
Buqeta lulesh, prerje shiritash, rrahje gjoks e plotë ish komandantëve të varur në kollaret e tyre të famshme, karakterizojnë përvjetorët për dëshmorët dhe ndërtimin e komplekseve në përkujtim të dëshmorëve të kombit. Por çka pas kësaj?!
I biri i një dëshmori në redaksinë e Portalb ka dërguar foto nga kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Tetovë, me ç’ rast ka shprehur shqetësimin e tij për pamjen momentale të po këtyre varrezave. I njëjti, i cili dëshiron të mbetet anonim, thotë se disa herë janë drejtuar edhe në autoritetet komunale por ka hasur në vesh të shurdhër.
“Më parë kompleksi ka pasur edhe drita, por tani as dritat nuk funksionojnë, barishte të mëdha, që humbin pamjen reale të objektit nuk paraqesin pasqyrën meritore”. Djali i dëshmorit i irrituar nga pamjet e mëposhtme na lutë që t’i shpërndajmë të njëjtat, me qëllim sensibilizimin e opinionit.
Ja si duken varrezat gjatë natës:
Redaksia ka kontaktuar edhe me Besim Hodën kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës. Sipas tij, kjo që po paraqesim nuk është asgjë e re me atë që ata në vazhdimisi kanë paralajmëruar.
“Ne gjithmonë kemi kërkuar që të shërohen plagët që ende rrjedhin gjak. Ne e dimë se as familjarët e dëshmorëve e as invalidët e luftës nuk marrin përkujdesjet e merituara. Të mos flas për problemin që po e ngritni ju. Ne jo rastësisht kemi kërkuar që të themelohen institucione që do të përkujdesen për objektet e varrezave të dëshmorëve, për përmendoret, … Zakonisht këto punë bëhen vetëm në fushata zgjedhore sa për t’u reklamuar disa të a.q. komandant, dhe duke cuar vetëm një lule gjatë përvjetorëve. Kështu për të vazhduar ta thithin me pambuk gjakun e dëshmorëve, duke mos bërë asgjë për qëllimin e asaj për çka rënë këtë dëshmorë. Po të shkoni dhe t’i shihni në komplekset e dëshmorëve edhe flamujt janë të gjysmëngritura dhe të shkatërruara tërësisht”, u shpreh Besimi.
Besimi sqaron se kompleksi në fjalë është ndërtuar për dy dëshmorët e parë që kanë rënë në “Luftën e Kalasë”; Fadil Rufati dhe Servet Ferati, prandaj aty është bërë edhe varrimi i Isa Likës, Komandant Zogut- Rrahim Samiut dhe të tjerë. Duke shtuar se këtë kompleks e kanë ndërtuar shokë të luftës dhe popullata në përgjithësi, dashamirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze