LAJMI I FUNDIT:

Pse nuk u kthye në Kosovë producenti i filmit “Shok”?

Pse nuk u kthye në Kosovë producenti i filmit “Shok”?

Mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës kanë arritur ekipi i filmit “Shok”, i cili ishte i nominuar për çmimin Oscar.

Por me këtë ekip të cilët erdhën krenarë nga Los Angeles nuk ishte i pranishëm edhe producenti dhe aktori i këtij projekti filmik , Eshref Durmishi.

Eshref Durmishi ka thënë për emisionin Bizz në Tribuna Channel se ai akoma ndodhet në Los Angeles. Durmishi ka shtuar se punët e tij në këtë vend nuk kanë përfunduar.


Përndryshe filmi “Shok” ka pasur një arritje të madhe në kinematografinë vendore dhe ndërkombëtare me nominimin për çmimin Oscar në kategorinë e filmit të metrazhit të shkurtër.

I gjithë ky ekip ishin të parët kosovarë që shkelën në tepihun e kuq dhe pjesëmarrës në këtë eveniment të madh të kinematografisë në botë.