Edhe pse në Institutin e Shëndeti Publik, ende nuk kanë dal me të dhënë rreth gripit sezonal, Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë janë në gjendje alarmante, pasi që gripi sezonal po bënë që pacientët t’ia mësyjnë këtyre qendrave dhe të kërkojnë shërim për vete dhe për fëmijët e tyre.
Ata të cilët janë më të rrezikuar nga ky grip sipas specialistëve në këtë qendër janë fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit për të cilët po kërkohet kujdes më i veçantë.
Doktoresha e shërbimeve pediatrike në QMFP, Hamide Latifaj tha për KosovaPress se përsëritja e temperaturës çdo 4 orë te fëmijët po bënë që numri i pacientëve që po ia mësynë kësaj qendre është shtuar për 50%. Ajo tha se komplikimet më të mëdha janë tek ata fëmijë që janë me bronhit.
“Përsëritja shumë e shpesh e temperaturave, çdo 4 orë, ajo po e lodh edhe prindin edhe fëmijët, është një gjendje alarmante edhe për prind edhe për fëmijët që po atakohen me këtë virus…….pothuajse 50% është shtuar numri i pacientëve, në kujdestari është e pa përballueshme me pritje të gjata….. Komplikimet më të mëdha janë ata fëmijë që janë me bronhit, te disa fëmijë duke intervenuar shpesh po krijohet edhe barkqitje, madje po humbin lëngjet. Njëkohësit edhe neomonia që është te fëmijët me imunitet më të ulët që nuk munden me rezistuar dhe prindërit s’kanë mundësi me qenë pranë tyre me i dhënë atë që kanë nevojë dhe po duhet me kërku ndihmë në spital”, tha ajo.
Specialistja e mjekësisë familjare, Vjollca Zeqiri tha për Kosovapress se simptomat e para të këtij gripi janë ethet, temperaturat, lodhja, plogështi dhe dhimbjet.
“Simptomat e para të paraqitjes së virusit të gripit janë ethet, temperatura, lodhja, plogështi, dhembje, te fëmijët është karakteristike se paraqitet edhe dhembje të barkut të vjellurat kokëdhembje. Të gjitha këto ja në shenja të paraqitjes së virusit të gripit… Virusi i gripit te popullata e shëndoshë kalon shumë lehtë. Mirëpo, tek moshat e fëmijëve që janë më të rrezikuar, te gratë shtatzëna dhe tek personat që vuajnë nga sëmundje kronike mund të paraqiten si pasojë e sëmundjes paraprake që kanë, prandaj tek këta persona duhet të ketë kujdes më shumë. Nëse u paraqiten simptomat e gripit duhet patjetër të lajmërohen te mjeku familjarë në mënyrë që ne të marrim masa më adekuate paraprakisht.. … Masat më të mira mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit të gripit janë: në qoftë se kollitemi të mbulohet goja me anë të facoletës, pjesa e hundës dhe gojës, të pastrohen duart sa më shpesh me ujë të ngrohtë dhe sapun, të evitohet kontakti i afërt me të sëmurin që ka paraprakisht gripin” tha ajo.
Pediatrja Hamide Latifaj i bënë thirrje prindërve që të mos i dërgojnë fëmijët në kënde të lojërave, pasi që sipas saj rreziku më i madh i sëmundjes me grip është aty sepse ka shumë fëmijë.
Ajo gjithashtu tha se fëmijët të cilët janë të prekur nga ky grip, prindërit e tyre duhet t’i shëtisin ata në ambient të pastër së paku për një orë.
“Unë iu kisha porosit që mos të rrinë në ambiente të mbyllura, mos të shkojnë në kënde të lodrave, që munden me qenë fëmijët më të grumbulluar, siç janë në qendra tregtare se atu po janë fëmijët, pa qenë 2-3 fëmijë të sëmur nuk bëhet. Të ikin fëmijët nga ambientet ku janë të ekspozuar shumë fëmijë dhe mundësisht sa më shumë në ambient të pasur. Në ambient të jashtëm duhet t’i qesin çdo ditë, ai është mesazh edhe për fëmijën e shëndoshë, e le më për të sëmurin, por mos t’i ekspozojnë në ambiente ku ka fëmijë shumë. Jo asnjëherë nuk është rrezik me u ftoh, edhe për dimër fëmijët vishen dhe dalin jashtë dhe nuk ftohen. E tashmë që kemi kohën e mirë, preferohet që edhe ai që është i sëmurë, një orë në ditë me dalë në ambient të pastër me u oksigjenu qelizat e trupit”, ka thënë Latifaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës