LAJMI I FUNDIT:

Leze Qena: Jeta është e bukur, vitet po ikin shumë shpejt

Leze Qena: Jeta është e bukur, vitet po ikin shumë shpejt

Aktorja shumë e dashur për publikun, Leze Qena, të hënën (29 shkurt) ka mbushur plot 81 vjet dhe pikërisht për këtë përvjetor ajo është shprehur të jetë e lumtur që ajo ende është e fortë dhe e shëndoshë, dhe po sipas saj, ajo do të vazhdojë të angazhohet në projekte të reja.

“Kur isha e re thosha sikur të jetoj 50-të vite do të ishte mjaft, por jo vitet po ikin shumë shpejt, koha po kalon dhe t’i ende ke vullnet dhe dëshirë për të jetuar, sepse jeta është e bukur. Unë po ndihem mirë edhe këtë vit dhe sonte për këtë ditëlindje shoqet më kanë organizuar një festë në një lokal këtu në Prishtinë”, ka thënë aktorja për KultPlus.

Aktoren kemi fatin që ende ta shohim në skenë dhe madje shumë të fortë dhe plot energji. Pas një pauze shëndetësore, ajo shpreson që në pranverë të rikthehet prapë dhe të sjellë gjëra të reja për publikun.


“Kam qëndruar për një kohë në spital, por askush nga mediat nuk është kujtuar për mua, vetëm kur ju duhem më thërrasin”, ka thënë ajo duke mos dhënë detaje se në cilin projekt do të angazhohet.