Çka kanë të përbashkët kompanitë e suksesshme si Gjirafa, ZAG Apps, Appsix, dhe Solaborate? Përgjigja është e lehtë: të gjitha kanë qenë pjesë e programit të inkubatorit të Innovation Centre Kosovo (ICK). Tani, edhe ju keni të njëjtën mundësi.
Kosovarët me ide komerciale e kanë mundësinë për tu bërë pjesë e programit të inkubatorit, ku do të përfitojnë shumë shërbime. “Ne i mbështesim ndërmarrësit e rinj dhe bizneset me mentorim, konsulencë dhe trajnime”, thotë Safet Rama, Menaxher iInkubatorit të biznesit në ICK. “Ekipet në Innovation Centre Kosovo kanë qasje edhe në zyra, hapësira “coworking” dhe salla të konferencave dhe trajnimeve. “Përveç kësaj, bizneset e reja në kuadër të programit të inkubatorit përfitojnë nga shërbimet online të mirënjohura, si Amazon Web Services dhe Microsoft BizSpark, të cilat ndihmojnë në kursimin e shumë parave. Gjithashtu të gjitha ekipet e inkubatorit përfitojnë drejtpërdrejt nga ngjarjet vendore dhe ndërkombëtare si: Global Entrepreneurship Network (GEN), Hello Tomorrow Challenge, Startup Grind nga Google for Entrepreneurs, Startup Week, NASA Space Apps Challenge e të tjera.
Qasja në rrjetet ndërkombëtare
Innovation Centre Kosovo është e pajisur të rësisht për zhvillimin e ndërmarrësisë dhe biznesit, me theks në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK), që përfshinë kompjuterë, aplikacione softuerike, internet, aplikacione mobile dhe të bazuara në Ueb-faqe, bazat e të dhënave etj. Rama: “Ekipet në Inkubatorin tonë kanë qasje në rrjetëzim me partnerët vendorë dhe ndërkombëtar, si dhe me partnerët dhe investitorët e mundëshëm.”
Personat me ide të mira në TIK të cilët dëshirojnë të fillojnë biznes janë të mirëseardhur që të aplikojnë online (afati i fundit: 6 mars 2016). Por edhe tjerët, që tashmë janë duke udhëhequr kompani për më pak se dy vite dhe dëshirojnë ta zgjerojnë biznesin e tyre, mund të aplikojnë online.
Plotësimi i formularit online është faza e parë e procesit për t’u bërëpjesë e inkubatorit nëICK. Pas datës 6 mars, komisioni vlerësues i ICK-së do t’i shqyrtojë të gjitha aplikacionet për të parë se cilat aplikacione shkojnë në fazën e dytë të procesit. Për më shumë informata në lidhje me këtë, shihni udhëzimet në lidhje me ftesën publike për aplikim(në gjuhën shqipe, serbe apo angleze).
ICK financohet nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë dhe Ambasada Mbretërore e Norvegjisë në Prishtinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak