LAJMI I FUNDIT:

Me tenderin 1.2 milionë euro nuk u asgjësuan të gjitha barnat pa afat

Me tenderin 1.2 milionë euro nuk u asgjësuan të gjitha barnat pa afat

Nuk janë asgjësuar të gjitha barnat dhe materiali mjekësor i skaduar për të cilin Ministria e Shëndetësisë ka paguar më shumë se një milion euro.

Ministria e Shëndetësisë në vitin 2011 ka dhënë rreth 1 milion e 200 mijë euro për asgjësimin e barnave. Ky tender do të duhej të asgjësonte të gjitha barnat të cilat ishin në depon e barnave në Mazgit dhe në depot e spitaleve dhe të qendrave të mjekësisë familjare, shkruan sot Koha Ditore.

“Koha Ditore” ka mësuar se në depon e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku mbahen barnat pa afat një pjesë e madhe e tyre janë të vitit 2011.


Por sasi shumë më e madhe e barnave është asgjësuar nga Spitali i Gjilanit në fund të vitit të kaluar. Ky spital kishte deklaruar se të gjithë barnat që afat përdorimi kanë pasur deri në vitin 2011 i kishte asgjësuar kompania, e cila e kishte fituar tenderin në MSH.