Katër vende ballkanike të premten kanë shpallur kufizime në numrin e migrantëve që mund të hyjnë, në një zhvillim që ka shkaktuar kritika nga zyrtarët e lartë të Kombeve të Bashkuara, njofton REL.
Maqedonia, Sllovenia, Kroacia dhe Serbia, thanë se secili vend do ta kufizojë numrin e migrantëve në 580 vetë për një ditë, që do të lejohen të hyjnë në territorin e tyre.
Sllovenia tha se kufizimi i ri ditor i numrit të migrantëve është në harmoni me marrëveshjen e arritur më 18 shkurt ndërmjet shefave të policive të Austrisë, Kroacisë, Serbisë dhe Maqedonisë.
Ky kufizim po bëhet pas lëvizjeve të Austrisë, javën e kaluar, për të imponuar kuotën ditore prej 80 azilkërkuesve dhe lejimin e vetëm 320 migrantëve transitorë për çdo ditë.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka shprehur shqetësim për valën e kufizimeve kufitare në Ballkan dhe tha se kjo është në kundërshtim me konventën ndërkombëtare për refugjatët.
Maksimumi ditor “nuk është në linjë” me konventën e vitit 1951, “pasi përkushtimi individual i statusit të refugjatit dhe vlerësimi i mbrojtjes individuale i nevojshëm nuk është i mundshëm” nën një regjim të tillë, tha Stephane Dujarric, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Ai tha se sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, “është plotësisht i vetëdijshëm për presionin që e ndjejnë shumë vende evropiane”, që ballafaqohen me dhjetëra mijëra refugjatë për çdo ditë, por, ai beson se këto vende, megjithatë, duhet “t’i mbajnë të hapur kufijtë e tyre dhe të veprojnë në frymë të përgjegjësisë, bashkëveprimit dhe solidaritetit, edhe duke i zgjeruar mënyrat juridike për qasje në azil”.
Imponimi i hyrjes maksimale ditore të numrave të migrantëve ka shkaktuar mospajtime të ashpra në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian, veçanërisht ndërmjet Austrisë, që e ka filluar rundin aktual të kufizimeve, dhe Greqisë, që duket se është lënë e vetmuar për ta bartur barrën me dhjetëra mijëra migrantë të bllokuar në kufirin e saj me Maqedoninë.
Athina e akuzon Vjenën se ka shkaktuar një “domino efekt” të kufizimeve kufitare përgjatë së ashtuquajturës “rrugë ballkanike”, të cilën e marrin migrantët për të arritur në vendet e Evropës veriore, siç janë Gjermania dhe Suedia, ku ata shpresojnë se do të marrin azil.
Austria dhe vendet e Ballkanit, në anën tjetër, e akuzojnë Greqinë për dështim që në mënyrë adekuate t’i mbrojë kufijtë e vet, që janë edhe kufijtë e Bashkimit Evropian me vendet joevropiane, siç është Turqia dhe Siria, prej nga vjen numri më i madh i migrantëve.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se afro 120 mijë migrantë këtë vit tashmë kanë arritur në Evropë, ndërsa gjatë vitit 2015, më se një milion vetë kanë arritur në kontinentin evropian, duke kaluar rrugë të rrezikshme përgjatë Detit Egje nga Turqia.
Fluksi masiv i migrantëve i ka forcuar partitë populiste nacionaliste dhe kundër imigracionit në gjithë Evropën, duke i ndarë 28 vendet e Bashkimit Evropian dhe duke e rrezikuar zonën e udhëtimit të lirë Schengen.
Në përpjekje për afrim, presidenti i BE-së, Donald Tusk, gjatë javës së ardhshme do ta vizitoj Austrinë, Greqinë, dhe vendet ballkanike.
Greqia, me mbështetjen e disa vende të tjera jugore të BE-së, thotë se është e pafuqishme për ndaljen e migrantëve që i kalojnë kufijtë e saj detarë, pa i rrezikuar jetët e tyre, prandaj fluksi i migrantëve vazhdon. Vlerësohet se 2 mijë njerëz, më shumë se gjysma nga Siria dhe Iraku, arrijnë për çdo ditë nga Turqia në Greqi me anije të vogla.
Por, numri i njerëzve, që kalojnë në Maqedoninë fqinje, ka rënë në mënyrë dramatike në 150 vetë më 25 shkurt, dhe asnjë më 26 shkurt, ka thënë policia e Greqisë. Kjo ka shkaktuar masë të madhe të migrantëve në kufirin grek me Maqedoninë.
Mijëra vetë kanë fjetur nën qiell të hapur në parqet e qyteteve përgjatë autostradës, prej se bazat ekzistuese për strehimin e migrantëve në Greqi i kanë kapacitetet e mbushura.
Greqia tha se do të përpiqet t’i strehoj migrantët në ishujt ku ata arrijnë me anije nga Turqia fqinje, derisa të zgjidhet situata e kufijve.
Athina i ka urdhëruar transportuesit ujorë dhe autoritetet në ishujt afër Turqisë, që ta kufizojnë numrin e migrantëve që lundrojnë për në pjesën kontinentale të Greqisë.
Zëvendësministrja e arsimit e Greqisë, Sia Anagnostoipoulou, i tha televizionit shtetëror, ERT, se Greqia mund të shndërrohet në “kamp gjigand të refugjatëve” për shkak të kufizimeve në pjesën veriore të Evropës.
“Çka duhet të bëjmë ne: t’i lëmë njerëzit që të mbyten në Detin Egje?” ka pyetur ajo, dhe ka shtuar se “në vend që të bëhet një plan, Evropa po e fut kokën në rërë… Evropa po shkatërrohet”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A